Komuniteti çam feston përfaqësimin në Parlament
Dyke kërcyer, Partia për Drejtësi dhe Integrim në qytetin e Vlorës, ka festuar hyrjen ne parlament të kandidadit të saj për deputet. Festa ka filluar spontanisht për të vazhduar përgjatë gjithë natës. Një ditë më vonë, qytetarë të komunitetit çam, interesat e së cilës mbton kjo parti, shprehen se ky është një moment historik që mund të ndikojë në zgjidhjen e çështjes së tyre. Partia për Drejtësi dhe Integrim ka një mbështetje të gjerë në Qarkun e Fierit dhe Vlorës, ku banon një pjesë e konsiderueshme e komunitetit çam.