E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Po fitojmë terren; përmbysëm Exit Pollet

“Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama inkurajon vëzhguesit, numëruesit dhe të gjithë ata që janë angazhuar në zgjedhje, për të ndjekur minutë pa minute verdiktin e vendimit popullor”-tha zëdhënësja Armela Imeraj nga selia rozë.

Ajo shtoi se rezultatet e deritanishme janë shumë paraprake dhe nuk mund të flitet për fitues. Imeraj shtoi se rezultatet e deritanishme janë të kënaqshme për PS-së, ndërsa shtoi se po hidhen pak e nga pak poshtë Exit Pollet e publikuara mbrëmë. “Ne do ta shpallim fitoren tonë, pasi të jetë fitorja e të gjithëve”-tha më tej zëdhënësja. 

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›