Ristani: Numërimi i votave po ecën me ngadalësi
Ai sqaroi se me këtë ritëm numërimi një rezultat paraprak i zgjedhjeve do të mund të dilte vetëm në përfundim të ditës së sotme.
"Në përgjithësi ky proces po shkon shumë mirë, por është pak i ngadalshëm dhe mund ta kalojë dhe afatin ligjor. Ende nuk mund të kemi një ide të përafërt për rezultatin, se është shumë i pakët numri i kutive të votimit të numëruara deri tani. Sigurisht, ka një lloj tendence që duket, por janë në varësi dhe të bastioneve të secilës parti ", sqaroi kryetari i KQZ-së.
Sipas një informacioni zyrtar të publikuar paraditen e sotme nga KQZ, ritmi i numërimit të votave është i ulët në të 12 qarqet e vendit. Sipas kodit zgjedhor (neni 122), KZAZ e nxjerr tabelën përmbledhëse të rezultateve për zonën zgjedhore përkatëse, jo më vonë se ora 17:00 e ditës së nesërme të votimeve.