Mediat e huaja: Në Shqipëri fushatë e dhunshme
Ngjarja e rëndë e vrasjes së kreut të PDK në Malësinë e Madhe, nuk ka mbetur jashtë fokusit nga mediat e huaja. Ato e kanë cilësuar vrasjen, një ngjarje të rëndë që ndodh në prag zgjedhjesh. Sipas tyre Shqipëria asnjëherë s’ka realizuar zgjedhje të lira.
TIRANE- Mediat e huaja komentojnë ngjarjen e rëndë që ka ndodhur gjatë fushatës elektorale në Shqipëri. “Associated Press” duke komentuar vrasjen e fundit të politikanit konservator Aleks Keka, shkruan se fushata zgjedhore në Shqipëri gjithnjë është e tensionuar dhe e shoqëruar nga dhuna dhe parregullsitë.
“AP” shkruan se vetëm një javë më parë një tjetër militant politik u vra në mënyrë fatale pas sherrit për një poster, ndërsa në muajin maj u vra një deputet i opozitës, Fatmir Xhindi.
“Associated Press” shkruan se partia politike e viktimës e quan këtë sulm një akt terrorist, por policia sugjeron se fajtorë mund të jenë grupet e krimit të organizuar. Media greke
‘Earthtimes’ shkruan se një lider lokal i partisë kristian-demokrate është vrarë në një sulm me bombë 10 ditë para zgjedhjeve parlamentare. Edhe kjo media shkruan se fushata e zgjedhjeve të 28 qershorit është shumë e dhunshme, pasi javën e shkuar një tjetër simpatizant i një partie politike u vra.
Mediat e huaja shkruajnë se komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Shqipërisë të mbajë zgjedhje të lira e të ndershme që të afrohet më shumë me Bashkimin Europian. Ky vend dikur komunist, shkruajnë mediat, kurrë nuk ka mbajtur zgjedhje të lira e demokratike deri tani në përputhje me standardet ndërkombëtare. Me të njëjtën frymë e kanë trajtuar këtë ngjarje të rëndë në Shqipëri edhe mjaft media të tjera të rajonit dhe botës. (a.r/news24/balkanweb)