Mediat e huaja fokusojne aktet kriminale në prag të zgjedhjeve
Gazetat dhe agjencitë e mbarë botës u kushtojnë rëndësi akteve të dhunshme. Vrasja e demokristianit Aleksandër Keka në mbi 200 agjenci të ndryshme
Albert Gjoka
Aktet kriminale të ditëve të fundit kanë pushtuar mediat e botës, të cilat i kanë pasqyruar këto ngjarje në optikën e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Pavarësisht motiveve apo shkaqeve që kanë çuar në këto akte, shtypi i huaj është fokusuar pikërisht te klima që ndodhet në Shqipëri përpara testit të radhës. Konkretisht, vrasja misterioze e kreut të Partisë Demokristiane të Malësisë së Madhe brenda pak orësh është pasqyruar në më shumë se 200 gazeta dhe agjenci në gjuhën angleze. Edhe vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi më 4 maj, apo dhe ngjarja që ndodhi në fshatin Qerret të rrethit të Durrësit disa ditë më parë, kanë qenë në vëmendjen e agjencive të huaja.
Vrasja e Kekës
“Eksplozivi vret politikanin në Shqipëri”, - shkruante dje agjencia e njohur e lajmeve “Associated Press”, disa orë pas atentatit mafioz që ndodhi në Malësinë e Madhe. “Policia thotë se një lëndë eksplozive vrau politikanin konservator teksa ai po udhëtonte në Veri të Shqipërisë ditën e hënë, 10 ditë para zgjedhjeve parlamentare”, - nis artikulli i Llazar Seminit në “AP”. Më tej thuhet se partia politike e ka konsideruar “akt terrorist”, ndërsa policia thotë se “mund të jenë përgjegjëse grupe të krimit të organizuar”. “Fushatat elektorale shqiptare shpesh janë të tensionuara dhe të shoqëruara nga dhuna dhe parregullsitë”.
“Javën e kaluar një person u qëllua me armë tragjikisht pas një debati rreth posterave të fushatës. Dhe në muajin maj ishte vrarë një deputet i opozitës”, - vazhdon raportimi i “AP”-së, i cili është marrë nga shumë agjenci dhe gazeta të njohura ndërkombëtare.
Ndërsa agjencia “Southeast European Times” ka për titull: “Bomba në makinë vret politikanin shqiptar”. Agjencia e lajmeve “Earth times” dhe agjencia “DPA” kanë për titull: “Udhëheqësi vendor vritet në Shqipëri në prag të zgjedhjeve parlamentare”.
“Një udhëheqës lokal i Partisë Demokristiane Shqiptare (PDK) është vrarë në një sulm me bombë”, - konfirmoi Policia ditën e hënë, ngjarje që ndodh 10 ditë para zgjedhjeve parlamentare. Kështu e nis shkrimin e saj “DPA”. Më tej artikulli vijon: “Aleks Keka, drejtuesi i partisë në qytetin verior të Shkodrës, është plagosur rëndë gjatë një shpërthimi teksa po udhëtonte në makinën e tij”. Agjencia përmend edhe faktin se Policia nuk ka dhënë detaje të tjera. Artikulli ka përmendur edhe ngjarjen që ndodhi javën e kaluar, kur një aktivist politik i PD-së mbeti i vrarë “nga një simpatizant i partisë kundërshtare”.
Mediat e huaja në shqip
Edicioni shqip i BBC-së shkon më tej. Ajo thotë: “Vrasja e Kekës tensionon situatën zgjedhore”. “24 orë pas atentatit me eksploziv që iu bë kryetarit të Partisë Demokristiane në Malësinë e Madhe, ende policia nuk ka mundur të identifikojë autorët e këtij akti, që shënohet si ndër incidentet më të rënda të fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit”, - shkruan BBC në artikullin e ditës së djeshme. Në të vijnë edhe reagimet e partive politike dhe informacionet e dhëna nga Policia. Në fund të shkrimit të BBC-së në edicionin e saj në internet theksohet fakti se Aleksandër Keka është edhe një biznesmen i njohur i ndërtimit.
Gazeta e San Franciskos, “Examiner”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka për titull: “Politikani shqiptar vritet gjatë shpërthimit të makinës”. Ajo nis me citimin e Policisë se “një politikan konservator ishte vrarë në një shpërthim në makinë ditën e hënë”, - 10 ditë para zgjedhjeve parlamentare. Gazeta amerikane citon burimin zyrtar të Policisë së Shtetit për ngjarjen e ndodhur. Në fund të shkrimit thuhet: “Kristiandemokratët kanë qenë deri kohët e fundit pjesë e koalicionit qeverisës së kryeministrit Berisha”.
Dy ditë më parë, “Zëri i Amerikës” raportoi në mënyrë shumë strikte që në titull: “Shqipëri, vritet në një shpërthim Aleksandër Keka”.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm në aksin e rrugës kombëtare Shkodër-Hani i Hotit, rreth 12 kilometra nga qyteti i Shkodrës. Kryetari i degës lokale të Partisë Demokristiane në Malësi të Madhe, Aleksandër Keka, ka qenë duke udhëtuar vetëm drejt Shkodrës kur ka shpërthyer automjeti që ai drejtonte”, - vijon raportimin korrespodenti i VOA-s, Pëllumb Sulo. Ai e ka konsideruar ngjarjen e ditës së hënë në Malësinë e Madhe “incidentin më të rëndë të deritanishëm në këtë fushatë elektorale”. VOA ka sjellë edhe reagimet politike të PDK-së, G99-s dhe partive të tjera politike në lidhje me këtë atentat.
Me të njëjtin titull është edhe radio “Europa e lirë”. “Shpërthimi i automjetit me të cilin udhëtonte i ka marrë jetën kryetarit të Partisë Demokristiane për Malësinë e Madhe, Aleks Koka”, - thotë ajo në edicionin në internet. Ajo ka cituar opsionet e para që dha Policia në lidhje me një rrjedhje të mundshme të gazit në automjetin e viktimës, por nuk përjashton as pistën e vendosjes së ndonjë lënde eksplozive në makinën e Kekës.
Ndërsa “Balkan Insight” ka bërë disa raportime në lidhje me këtë ngjarje. Një raportimin e parë, vetëm pak orë pas vdekjes së Kekës, është ndaluar thjesht vetëm te detaji i vrasjes së politikanit nga Veriu. Ndërsa më vonë është përqendruar te deklarata e {olicisë: “Politikani i vrarë ishte trafikant droge”.
“Fushata elektorale tashmë ka nisur me tensione pas një vrasjeje nga një mbështetës i partisë opozitare që vrau një aktivist 25-vjeçar të PD-së në fshatin Qerret, afër qytetit të Durrësit. Më 4 maj, një deputet i opozitës, Fatmir Xhindi, ishte qëlluar fare pranë shtëpisë së tij në qytetin e Roskovecit, në Jug të Shqipërisë. Vrasja e Xhindit mbetet misterioze edhe sot. Nuk dyshohet të ketë persona të identifikuar”. Kështu e paraqet situatën parazgjedhore.
Tensionet dhe monitorimi
Tri incidentet më të rënda të këtyre zgjedhjeve; vrasja e dy ditëve të parë e Aleksandër Kekës, kreu i PDK-së së Malësisë së Madhe, konflikti mes dy simpatizantëve të PD-së dhe PS-së që përfundoi me viktima dhe vrasja misterioze e deputetit socialist Fatmir Xhindi në prag të fushatës, kanë krijuar një pamje tejet të tensionuar të fushatës elektorale. Ky fakt është pohuar dhe transmetuar nga mediat më të njohura të botës. Këto zgjedhje janë vlerësuar tejet të rëndësishme për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në BE. Për pasojë, vëmendja e organizmave ndërkombëtare është tejet e madhe, ndërsa monitorimi pritet të jetë në nivele të larta, gjë që duket nga interesi i mediave të huaja apo prania e mbi 440 vëzhguesve afatshkurtër dhe afatgjatë.
DPA dhe Earth Times
“Një udhëheqës lokal i Partisë Demokristiane Shqiptare (PDK) është vrarë në një sulm me bombë”, - konfirmoi Policia ditën e hënë, ngjarje që ndodh 10 ditë para zgjedhjeve parlamentare
BBC
“Vrasja e Kekës tensionon situatën zgjedhore. 24 orë pas atentatit me eksploziv që iu bë kryetarit të Partisë Demokristiane në Malësinë e Madhe, ende Policia nuk ka mundur të identifikojë autorët e këtij akti që shënohet si ndër incidentet më të rënda të fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit”
Associated Press
Fushatat elektorale shqiptare shpesh janë të tensionuara dhe të shoqëruara nga dhuna dhe parregullsitë. “Javën e kaluar një person u qëllua me armë tragjikisht pas një debati rreth posterave të fushatës. Dhe në muajin maj është vrarë një deputet i opozitës”
“Examiner” - San Francisko
“Një politikan konservator është vrarë në një shpërthim në makinë ditën e hënë”, - 10 ditë para zgjedhjeve parlamentare. Gazeta amerikane citon burimin zyrtar të Policisë së Shtetit për ngjarjen e ndodhur
Zëri i Amerikës
“Vritet në një shpërthim Aleksandër Keka. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm në aksin e rrugës kombëtare Shkodër-Hani i Hotit, rreth 12 kilometra nga qyteti i Shkodrës. Kryetari i degës lokale të Partisë Demokristiane, në Malësi të Madhe, Aleksandër Keka, ka qenë duke udhëtuar vetëm drejt Shkodrës kur ka shpërthyer automjeti që ai drejtonte”
Europa e Lirë
“Dyshimet e para bëjnë fjalë për një rrjedhje të mundshme të gazit në automjetin e viktimës, çfarë mund të ketë shkaktuar edhe shpërthimin vdekjeprurës. Por Policia nuk përjashton as pistën e vendosjes së ndonjë lënde eksplozive në makinën e Kokës”
Balkan Insight
“Fushata elektorale tashmë ka nisur me tensione pas një vrasjeje nga një mbështetës i partisë opozitare që vrau një aktivist 25-vjeçar të PD-së në fshatin Qerret afër qytetit të Durrësit. Më 4 maj, një deputet i opozitës, Fatmir Xhindi, ishte qëlluar fare pranë shtëpisë së tij në qytetin e Roskovecit, në Jug të Shqipërisë. Vrasja e Xhindit mbetet misterioze edhe sot. Nuk dyshohet të ketë persona të identifikuar”
20 Qershor 2009