Kim Kardashian pozon për revistën “Ocean”
Seksi më shumë se kurrë vjen për revistën “Ocean”, Kim Kardashian. Pas skandalit të videos së seksit, bukuroshja amerikane duket se ka hedhur pas krahëve periudhën më të errët të jetës së saj. Lexuesit e “Ocean” kanë pasur mëndësinë të shijojnë fotografitë më të fundit të Kardashian, në të cilat ajo vjen me një imazh të ri veror. Veshjet rrëzëllitëse venë në pah fytyrën rrëzëllitëse dhe trupin perfekt, për të cilat Kim është padyshim krenare. Kim Kardashian është ish-e dashura e Nik Kanon, i cili tashmë është bashkëshorti i këngëtares Maraja Keri. Një lidhje sentimentale bukuroshja ka pasur edhe me këngëtarin Xhei J, me të cilin u bë objekt i një skandali seksi, që bëri bujë në mbarë mediat. Karriera e saj nisi me një reality show të titulluar “Keeping Up ëith the Kardashians” që nuk pati suksesin e menduar që në fillim edhe pse vetë Kim shprehet se i shërbeu si eksperiencë pozitive. Prej një kohe të gjatë ajo frekuenton yllin e NFL-së Regi Bush. Sipas burimeve, së shpejti çifti mendon të martohet.
19 Qershor 2009