E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat e huaja këshillojnë turistët të kalojnë pushimet në Shqipëri

26-05-2011 / Gazeta 55

“La Repubblica” këshillon një listë vendesh për të kaluar pushimet për të gjithë qytetarët italianë, ku spikat e para Shqipëria

“Shqipëria është vendi ku ia vlen të kalosh pushimet”. Kështu shkruhet në një nga të përditshmet më prestigjioze italiane.
“La Repubblica” këshillon një listë vendesh për të kaluar pushimet për të gjithë qytetarët italianë, ku spikat e para Shqipëria.
Pushime të këndshme dhe me pak shpenzime, thuhet në artikull, ku citohet edhe vlerësimi që “Lonley Planet” i bën Shqipërisë si destinacionin më të mirë për 2011.
“Nëse në mendjen tuaj ngjallen pamjet e refugjatëve dhe të luftës në ballkan, ju duhet të ndryshoni mendje. Rajoni i ballkanit, veçanërisht Shqipëria, ofron sot një imazh krejt tjetër: atë të një vendi që çdo vit thith në bukuritë përrallore të natyrës bregdetare dhe asaj malore, miliona turistë. Ia vlen të kalohen pushime të këndshme dhe me pak shpenzime.
 Brigjet e bregdetit adriatik dhe atij jonian, malet dhe kryeqyteti Tirana kanë fituar vendin e parë në destinacionet kryesore për vitin 2011-të, nga agjencia “Lonely Planet”. Ne mesin e udhëtimeve të rekomanduara është rruga që të çon në Gjirokastër dhe Korçë: përgjatë kufirit me Greqinë ngrihen male të larta të mbuluar me pyje të dendura, pisha, të cilat shtrihen deri në bregun e Adriatikut në Dhërmi”- shkruan “La Repubblica”, duke i sugjeruar turistëve italianë të zgjedhin fqinjin e tyre, Shqipërinë për të kaluar sezonin turistik të verës.
Në listën e “La Repubblica” janë edhe vende të tjera si Portugalia, Rumania, Qipro Veriore, Argjentina, Lituania, Malajzia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fqinji ynë jugor, Greqia, nuk rekomandohet si destinacion i përshtatshëm për t’u vizituar, kjo nisur edhe nga kriza e rëndë ekonomike që ka përfshirë këtë vend si dhe rreziku në rritje i protestave dhe demonstratave. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›