Mediat e huaja, kritika Pacollit e Thaçit
Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje të veçantë zgjedhjes se Behgjet Pacollit si presidentit i Kosovës dhe rizgjedhjes ne krye te qeverise te Hashim Thaçit. Sipas agjencisë ?Deuteche Welle? zgjedhja e këtyre dy figurave kontroverse, ne dy postet kyçe drejtuese, mund te krijoje një problem serioz me imazhin e Kosovës, duke ndikuar madje edhe ne ngecjen e procesit te njohjeve. Ne rastin e kreu te shtetit, mediat ndërkombëtare përmendin lidhjet e tij me Rusinë, ndërsa për kryeministrin theksohet rizgjedhja e tij, edhe pse Thaçi është nen hetim për trafik organesh. Agjencia ?Reuters? ne shkrimin e saj konstaton: ?Ai nuk është popullor për dy milionë kosovaret me se shumti për shkak te lidhjeve te tij te biznesit me Moskën, e cila mbështet Serbinë ne kundërshtimin e pavarësisë se Kosovës. Kompania e tij ?Mabeteks? ka rinovuar Kremlinin. I konsideruari i njeriu me i pasur ne Kosove, është i martuar me një ruse.? Agjencia AFP ne raportimin e saj thekson bojkotin e votimit nga ana e partive opozitare, me akuzën se Pacolli, një person i lidhur me Rusinë dëshiron te merret me politike thjesht për realizimin e qëllimeve te tij ne bizneset private. Ndërsa gazeta ruse ?Komersant? shkruan për lidhjet e Pacollit me Moskën, por edhe akuzat e ngritura ndaj tij për përfshirje ne korrupsion. Ne lidhje me rizgjedhjen e Hashim Thaçit ne krye te qeverise, BBC shkruan: ?Parlamenti ne Kosove zgjodhi ish-komandantin e UÇK-se Hashim Thaçi si kryeministër për një mandat te dyte. Rizgjedhja u be megjithëse zoti Thaçi është ne qendër te një skandali, pasi një raport i këshillit te Europes e lidh atë me krimin e organizuar dhe trafikun e organeve.? Ne përgjithësi, veç raportimit te lajmit për presidentin dhe qeverinë e re te Kosovës, mediat ndërkombëtare e kane pare me një këndvështrim skeptik zgjedhjen e Pacollit dhe Thaçit.
Shpërndaje