Krasniqi serish kryetar i Kuvendit të Kosovës
Jakup Krasniqi është zgjedhur për një tjetër mandat si kryetar i ri i Kuvendit te Kosovës te mbledhur mesditën e te hënës. Me 90 vota pro, 17 kundër dhe 3 abstenim, deputetet mbështetën kandidaturën e partisë Demokratike te Kosovës. Votimi i Krasniqit u zhvilluar pas betimit te deputeteve te dale nga zgjedhjet e 12 dhjetorit ne Kosovë. Ndërkohë gjate kësaj seance te pare te kësaj legjislature te katërt janë votuar për nënkryetar te Kuvendit, Xhavit Haliti i PDK-së, Sabri Hamiti i LDK-së e Glauk Kujofca i Vetëvendosjes. Ndërsa pritet ende votimi i qeverise se re, ish-ministri i Transporteve Fatmir Limaj ka deklaruar se nuk do te jete pjese e qeverise. Sipas Limajt, ky ka qene nje vendim personal dhe jo i partisë, ne mënyrë qe t?i lihet hapësira e nevojshme drejtësisë te beje punën e saj.
Shpërndaje