E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta të dhunshme në Greqi

Flaket e bombave molotov, gurët, gazi lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës janë bere protagoniste ne sheshin përpara parlamentit ne Athine, aty ku protestuesit dhe policia janë përleshur me njeri-tjetrin, ne skenat e para masive te dhunës te regjistruara ne kryeqytetin grek për këtë vit. Protesta shpërtheu ne ditën e një greve te përgjithshme qe po mbahet ne shtetin fqinj. Forcat e rendit u sulmuan me gurë dhe bomba molotov, ndërsa ato reaguan duke përdorur gazin lotsjellës. Protestat dhe grevat janë një reagim i sindikatave ndaj masave te kursimit te qeverise Papandreu. Te gjitha dyqanet kane qëndruar mbyllur, ndërsa transporti publik është paralizuar për shkak te mosfunksionimit te autobusëve, metrove e trenave. Spitalet punojnë me staf te reduktuar vetëm për rastet e emergjencave, ndërsa shkollat, bankat dhe gjithçka tjetër është e mbyllur. Ne aeroporte kryhen vetëm fluturime emergjencash, ndërsa anijet do te qëndrojnë ne porte gjate gjithë ditës. Televizionet po transmetojnë dokumentare, ndërsa radiot vetëm muzike, për shkak se grevës te përgjithshme i janë bashkuar edhe gazetaret. Qeveria socialiste uli rrogat dhe pensionet si edhe rriti taksat vitin e kaluar megjithë grevat e protestat e vazhdueshme. Masat shtrënguese u bene ne këmbim te huas financiare me vlere 110 milionë nga BE-ja dhe FMN-ja.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›