E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mediat greke kane imazh tjeter per shqiptaret" Bisedoi: Edison Kurani

Interviste me Prof. Anastasia Dhulkeri, pedagoge e njohur e Gazetarise ne Universitetin e Selanikut ne Greqi.vlereson se per disa vite, imazhi i Greqise ne Shqiperi ishte ai i nje shteti ksenofob dhe pohon se ne kete fenomen mediat kishin kontributin e tyre. Evidenton se sot qe emigrantet shqiptare jane integruar ne shoqerine helene, ndryshimi eshte i dukshem ne mediat greke, pasi ato, "jane te parat qe nxitojne te denojne raste te mundshme te keqtrajtimit te emigranteve ilegale"
Ju jeni pedagoge e Gazetarise dhe ndiqni ecurine e mediave ne Greqi. Dua t'ju pyes, gazetaret e ketij vendi, deri ne c'mase e kane arsimin historik, me qellim qe te bejne lidhjen ndermjet ngjarjeve te se kaluares me zhvillimet aktuale?
Eshte e veshtire qe te behen pergjithesime. Pjesa me e madhe e gazetareve greke jane te diplomuar neper universitete dhe zoterues te titujve per studime pasuniversitare, gje qe do te thote se kane njohurite baze te historise. Ne departamentin tone behen perpjekje qe studentet tane te thellojne dijet dhe njohurite e tyre, lidhur me Historine, duke e bere kete permes leksioneve perkatese. Ne vija te pergjithshme, kam mendimin se referimet ne histori dhe ne menyre te pergjithshme tek e shkuara, perbejne nje kontribut pozitiv per reportazhin dhe e ndihmojne shikuesin, ose lexuesin qe ta kuptoje gjithnje ceshtjen per te cilen behet fjale, mjafton qe referimet te karakterizohen nga saktesia dhe te mos perdoren ne menyre abuzive ne dem te vete lajmit.
Ne kete kuader, si e shikoni ne pergjithesi gjendjen e mediave ne Greqi dhe sipas mendimit tuaj, cfare eshte pozitive dhe cfare jo?
Edhe ketu eshte i veshtire pergjithesimi. Ne gazetat greke pikat pozitive jane se ka analizen e ngjarjeve dhe ruhen e respektohen parimet e objektivitetit dhe te paanshmerise. Per televizionin shenojme shume pika negative, p.sh. informimi behet informim-argetim, perjashtimet pozitive ne kete drejtim, jane te pakta.
Si e shikoni zhvillimin e gazetarise ne Ballkan dhe konkretisht ne Shqiperi? A keni te dhena ne lidhje me gjendjen e mediave shqiptare, ne 20 vitet e fundit?
Bashkepunojme me Bullgarine dhe me Serbine fale perpjekjeve te disa profesoreve te departamenteve te Gazetarise, me te cilat Universiteti "Aristotelis" i Selanikut ka nenshkruar marreveshje dypaleshe. Ne keto dy vende ka zhvillim ne nivelin e studimeve dhe kerkimeve. Fatkeqesisht, me Shqiperine deri me tani nuk kemi zhvilluar marredhenie dhe per pasoje, nuk mundem qe t'ju pergjigjem. Ka disa studente shqiptare ne universitetin tone, te cilet u kthyen ne Shqiperi dhe qe tashme punojne ne kete fushe, por qe ...na harruan. Shpresoj dhe do ta synoj une personalisht, por edhe koleget, qe ta zhvillojme bashkepunimin.
Por marredheniet ndermjet Greqise dhe Shqiperise jane te forta ne fushen e biznesit edhe ne arsim, ne art dhe ne kulture. A e shikoni te mundshem bashkepunimin ndermjet mediave, kryesisht sa i takon shkembimit te dijeve ndermjet departamenteve universitare te gazetarise?
Eshte e qarte se i duhet meshuar bashkepunimit ndermjet departamenteve universitare te Gazetarise. Universiteti "Aristotelis" i Selanikut interesohet per kete bashkepunim, po ashtu edhe une personalisht. E verteta eshte se deri tani ky bashkepunim eshte shume i kufizuar. Shpresoj qe ne te ardhmen te behet edhe me i rendesishem.
Si e gjykoni poziten e emigranteve shqiptare ne shoqerine greke?
Do te thosha se emigrantet shqiptare ishin per Greqine kontakti i pare me dukurine e emigracionit, si vend prites, sepse ne dhjetevjecaret e meparshem shume greke u bene emigrante ekonomike. U nevojit, pra nje periudhe pershtatjeje, pergjate se ciles imazhi i shqiptareve ne Greqi ndryshoi nga stereotipet negative te kriminalitetit, por edhe imazhi i Greqise ne Shqiperi ishte ai i nje shteti ksenofob. Ne kete fenomen mediat kishin kontributin e tyre. Sot qe emigrantet shqiptare jane integruar ne shoqerine greke, ndryshimi eshte i dukshem ne mediat greke, te cilat jane te parat qe nxitojne te denojne raste te mundshme te keqtrajtimit te emigranteve ilegale.
Bazuar ne Kodin e Etikes, mediat greke nuk publikojne identitetet dhe fotot e te dyshuarve dhe viktimave. Ne Shqiperi por dhe disa vende evropiane ndodh e kunderta. A ulet besueshmeria e lajmit ne kete menyre?
Une nuk jam dakord se ekziston ceshtja e besueshmerise se lajmit te raportuar, sepse burimet e informacionit, pamjet dhe te dhenat e tjera ekzistojne si ne gazeta dhe ne televizione, thjesht nuk botohen.
Pyetja e fundit. Keni shkruar shume libra per mediat. Si do t'i permblidhnit keshillat tuaja per gazetaret, qe ata te ushtrojne punen e tyre me profesionalizem?
Keshillat e profesoreve jane gjithnje te njejta. Shume lexim, ndjekje e konferencave shkencore, e leksioneve, kongreseve, qe te zgjerojne horizontet dhe rrethin e dijeve, njohurive te tyre. Gjithashtu ndjekje dhe pjesemarrje aktive me dorezimin e punimeve te ndryshme pergjate kohes se mesimeve. Besoj se ushtrimi praktik dhe puna me mediat, nuk duhet te behet ne dem te studimeve te tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›