E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA India vend te perhershem ne Keshillin e Sigurimit

Vizita

Presidenti Barak Obama ne vazhdim te vizites se tij ne Indi ne turin aziatik tha se eshte plotesisht dakord per reformimin e keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara me qellim qe India te jete anetare e perhershme. Ne fjalimin mbajtur ne Parlamentin indian Obama tha se deshiron nje OKB qe te jete efikase e besueshme dhe legjitime ndaj pikerisht per kete arsye ai mbeshtet kerkesen e Indise per tu bere anetare e perhershme. Deklaratat e Presidentit amerikan rezultojne si mbeshtetje per Indine qe duket qarte se do te jete nje nga fuqite e ardhshme globale. India ka dale tashme si fuqi boterore dhe se marredheniet SHBA-Indi do te ndihmojne per te percaktuar natyren e shekullit te 21 deklaroi Obama. Presidenti amerikan u takua edhe me Kryeministrin Manmohan Singh. Udheheqesit e dy demokracive me te medha te botes shpallen nje sere marreveshjesh qe synojne nxitjen e bashkepunimit ne shume ceshtje kryesore si lufta kunder terrorizmit nxitja e rritjes ekonomike dhe lufta kunder ndryshimeve klimatike. Kjo ishte dita e fundit e vizites se Obames ne Indi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›