E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat greke, "kryqezojne" Ramen

Kundershtia qe Partia Socialiste dhe Edi Rama, po i bejne marreveshjes se kufijve me Greqine, kane ngjallur se fundmi edhe habine e shtypit grek. Ne nje shkrim te sajin gazeta prestigjioze "Kathimerini", thekson se "socialistet po bejne pjese te lojes se tyre politike marreveshjen per ndarjen e kufijve me Greqine, cka ka detyruar Parlamentin te shtyje ratifikimin e saj". Ne shkrimin me titull "Lojerat e socialisteve shqiptare", "Kathimerini" thekson se Edi Rama, nuk shprehu asnje shqetesim dhe asnje kundershti, per marreveshjen, gjate takimit me ish-kryeministrin Karamanlis ne Tirane, ne prill te ketij viti. Madje, sipas saj, takimi i kreut socialist me ish-kryeministrin grek, u zhvillua ne nje klime mjaft miqesore. Po ashtu, gazeta merr ne analize deklaratat publike te Edi Rames lidhur me ceshtjen, duke theksuar se ne asnjeren prej tyre nuk shprehet qarte se, ku dhe si cenohen interesat e pales shqiptare. Gazeta greke "Kathimerini" sjell ne vemendje gjithashtu edhe deklaratat e kryetarit te Komisionit per Ceshtjet ligjore ne Partine Socialiste, Ylli Manjani, sipas se ciles marreveshja nuk ka probleme juridike. Ky qendrim i Edi Rames, shkruhet ne artikull, shihet nga analistet "si nje perpjekje per te fituar kredo politike, duke e bere ate pjese te sulmit kunder qeverise dhe kryeministrit Berisha". Sipas gazetes kjo levizje jo vetem qe ka ushqyer tensionet nacionaliste ne vend, por c'eshte me e rendesishme synon te pengoje integrimin e Shqiperise ne Bashkimin e Evropian, duke bllokuar reformat qe kane te bejne ceshtjet e kufirit, marredheniet me vendet fqinje dhe levizjen e lire te njerezve. Sinjali qe vjen nga mediat e vendit fqinj, ne lidhje me qendrimet e dyzuara te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, ne lidhje me marreveshjen mes Shqiperise dhe Greqise, per kufirin detar, eshte me te vertete i forte, duke pare se permenden ndoshta mes rreshtash, dhe tensionimi i situates dhe per me teper dhe pengon integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Njeheresh, nuk kane munguar zerat qe kundershtojne qendrimin e Rames, edhe nga radhet e opozites, perfshire ketu PBDNJ e Dules. Nderkohe qe socialistet e kane ankimuar kete marreveshje ne Gjykaten e Kushtetuese dhe kane bere thirrje qe deri ne momentin e dhenies se vendimit, Kuvendi te mos e ratifikoje marreveshjen per kufirin detar.

Rama: Kufiri, marreveshja kerkon nje gjykim suprem

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i pyetur dje nga televizioni "Klan" mbi opinionin e tij lidhur me kritikat e mediave greke, qe i cilesojne si motive politike pretendimet e socialisteve per marreveshjen Shqiperi-Greqi, tha se eshte ne dijeni te ketyre komenteve. "E vetmja gje qe mund te them, ne lidhje me marreveshjen per kufijte detare, se ajo marreveshje kerkon nje gjykim suprem, te paanshem e te bazuar ne ekspertize te mirefillte, gje qe mund ta beje krejt qetesisht dhe jashte cdo lloj ndikimi Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise", u shpreh Rama. Sipas tij, ky nuk eshte politizim i nje ceshtjeje kombetare, por eshte nje qendrim patriotik dhe qytetar per nje ceshtje kombetare, duke bere te mundur qofte transparencen lidhur me ceshtjen dhe nga ana tjeter duke garantuar te kunderten e politizimit. PS ka derguar nje kerkese ankimore ne Gjykaten Kushtetuese per marreveshjen Shqiperi-Greqi per kufirin detar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›