Legalizimet kalojne ne Kuvend, hyn ne fuqi pagesa me bono privatizimi
Parlamenti miratoi dje ndryshimet ne ligjin per legalizimin, duke perfshire keshtu ne kete proces edhe bonot e privatizimit. Ministri i Financave, Ritvan Bode, tha dje se keto ndryshime do te jene nje ndihme e madhe per te gjithe ata persona qe kerkojne te legalizojne ndertimet e tyre te paligjshme. "Ndryshimet lehtesojne koston per te gjithe ata qe duan te legalizojne, ne nje kohe kur edhe kreditimi i tyre nuk eshte ne fazen me te mire",-tha Bode. Sipas tij, me kete menyre, behet edhe nje rigjallerim i bonove te privatizimit, duke i rifutur ato ne treg. Ministri sqaroi se, parate qe do te mblidhen nga ky proces, qe me ndryshimet ligjore do te jete edhe me i shpejte, do te shkojne per kompensimin e pronareve te ligjshem te tokave. Po keshtu edhe deputeti demokrat, Jemin Gjana, tha se ndryshimet qe i behen ligjit jane me vend, dhe do te pershpejtojne procesin e legalizimit te ndertimeve pa leje. Sipas ndryshimeve te bera, si pagese per legalizimin e ndertimeve pa leje, te perdoren edhe bonot e privatizimit. Ne projektin e Ministrise se Financave, sugjerohet qe, personat qe kane kryer pagesat per legalizimin e dertimeve para hyrjes ne fuqi te tij, ne menyre qe te perfitojne nga e drejta e pageses me bono privatizimi per pjesen e mbetur te detyrimit apo per rikthimin e shumave te paguara ne lek ne kembim te dorezimit te bonove. Ndryshime te tjera u kerkuan qe t'i beheshin ligjin edhe nga Agjencia per Legalizimin dhe Urbanizimin e Zonave Informale (ALUIZNI), por per shkak se propozimet nuk u dorezuan ne kohe te permiresuara, ato nuk u moren parasysh ne komisione. Nderkohe qe keto ndryshime tashme do te bejme reale futjen e bonove te privatizimit ne treg, duke e bere akoma me te rendesishem procesin e legalizimit, i cili tashme ka hyre ne rrugen e zgjidhjes se plote.
Raporti
Te gjitha komisionet parlamentare te Kuvendit, do te kene si plan kryesor pune, shqyrtimin e te gjitha verejtjeve qe paraqiten ne progres-raportin per vitin 2009 te Komisionit Evropian per Shqiperine.