OSBE: Pretendimet e PS per 28 qershorin, te paverteta

Zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, permbushen shumicen e angazhimeve te OSBE-se dhe nuk pati prova te manipulimit te tyre. Keshtu raportoi dje ne Vjene, para Keshillit te Perhershem te OSBE-se, kreu i ketij institucioni ne vendin tone, Robert Bosh. Ne kulmin e debatit pozite-opozite, per kutite e votimit, Bosh tha se zgjedhjet shenuan nje progres te prekshem per sa i perket regjistrimit te votuesve dhe procesit te identifikimit, kuadrit ligjor te miratuar, ne menyre konsensuale nga dy partite kryesore ne vend, per sa i perket votimit, numerimit dhe gjykimit te konflikteve zgjedhore. "Me gjithe pretendimet e Partise Socialiste, per shume pasaktesi ne listat e zgjedhesve, duket se numri dhe natyra e rasteve te raportuara i hidhnin poshte keto pretendime. Nuk pati prova te qarta te manipulimit te rezultatit te zgjedhjeve", raportoi Bosh. Po keshtu ne raportin e paraqitur ne Vjene, Ambasadori i OSBE-se ne Shqiperi, theksoi se prezenca nuk vertetoi dot as pretendimet e PS-se se disa te burgosurve iu dha liridalje e posacme dhe u perfshine ne fushaten zgjedhore te Partise Demokratike. "Sa u perket dokumenteve te identifikimit te zgjedhesve, procesi i drejtuar nga qeveria per pajisjen e shtetasve, me karta identiteti, ishte ne pjesen me te madhe te tij, i suksesshem. Pergjithesisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i administroi pergatitjet zgjedhore me profesionalizem dhe pergjithesisht brenda afateve ligjore, po te kihet parasysh fillimi me vonese i tyre", vleresoi Bosh. Ai sqaroi dhe situaten paszgjedhore, duke permendur ftesen e kryeministrit Sali Berisha per opoziten, qe te marre shumicen e komisioneve hetimore, si dhe refuzimin nga ana e kreut te opozites, Edi Rama per te hyre ne Kuvend. Ne raport ai permend se ndonese seancat e Kolegjit Zgjedhor, u mbajten ne menyre profesionale, vendimmarrja u duke disi e nxituar. Bosh vleresoi eliminimin e dukurise se "Dushkut" dhe te renditjes paszgjedhore te kandidateve, u pane si nje tjeter hap perpara. "Fushata zgjedhore u zhvillua ne nje atmosfere te qete, por prapeseprape te polarizuar", vijon Bosh. Ai informoi se nuk dihet ende se sa do te zgjase bojkoti i opozites, ndaj Kuvendit, duke shtuar edhe faktin se opozita konstruktive, zhvillohet ne Kuvend. Ne raport vleresohen perpjekjet e vazhdueshme per krijimin e gjykatave administrative, si dhe hapat e para ne drejtim te zyrtarizimit te ofrimit te ndihmes ligjore. Nje perparesi e rendesishme sipas Bosh mbetet permbushja e kritereve per liberalizimin e vizave ne BE. Sipas tij, bojkoti i opozites duhet te marre fund pasi kryeministri Berisha, thote ambasadori i prezences se OSBE, ka shprehur publikisht gatishmerine e tij per te arritur deri diku nje kompromis, duke i ofruar PS-se shumicen e anetareve te cfaredolloj komisioni qe mund te krijohet per hetimin e zgjedhjeve te qershorit, sipas kerkeses se PS-se, me kusht qe te mos shkelej ligji.
Dosjet
Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Bosh, raportoi dje ne Vjene se ligji per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, u pezullua dhe ka mbetur ne "doren" e Kushtetueses. Sipas Bosh, ky ligj u kritikua edhe nga prezenca e OSBE-se per disa elemente qe dukeshin se shkelnin Kushtetuten.
Dosjet
Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Bosh, raportoi dje ne Vjene se ligji per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, u pezullua dhe ka mbetur ne "doren" e Kushtetueses. Sipas Bosh, ky ligj u kritikua edhe nga prezenca e OSBE-se per disa elemente qe dukeshin se shkelnin Kushtetuten.