Artistët shqiptarë në Nju Jork kujtojnë Bekim Fehmiun
NJU JORK- Artistët shqiptarë në Nju Jork përkujtuan aktorin e njohur me famë botërore Bekim Fehmiu në “Producers Club” në një vjetorin e ndarjes së tij nga jeta .
Mbrëmja u organizua nën kujdesin e Lidhjes së Artistëve Shqiptaro-Amerikanë dhe të piktorit dhe skenografit shqiptar Andis Gjoni, i njohur për një aktivitet të gjerë artistik si ne SHBA ashtu edhe në Tiranë.
Në fjalën e tij, Andis Gjoni , vlerësoi talentin, figurën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Bekim Fehmiut në fushën e kinematografisë dhe në lartësimin e emrit të shqiptarëve kudo në botë.
“Jeta dhe arti i Bekim Fehmiut ishin si një meteor që ndriçoi në yjësinë e kinematografisë europiane dhe botërore me forcën dhe vulën e shpirtit të tij shqiptar. Ai ishte i pari shqiptar që arriti me talentin e tij të jashtëzakonshëm por edhe punës së palodhur, të krijonte role të papërsëritshme duke u rradhitur ndër aktorët më të mirë europianë”, tha artisti Gjoni.
“Sot të gjithë duhet të përkulen përpara këtij aktori të madh, si shqiptarët edhe serbët, sepse ai i përket të dy kombeve, ai i dha shumë artit në Serbi dhe në të njëjtën kohë i dha shumë edhe kombit të tij duke e ngritur lart emrin e shqiptarit me veprën e tij”, tha Andis Gjoni.
Artisti citoi në fjalën e tij edhe aktorin Fehmiu . “Ska gjë më të fuqishme se dashuria .... ndaj edhe unë me dashurinë për Shqipërinë në zemër e në shpirt, kam qenë në çdo hap e në çdo vend ku kam shkuar. Kudo kam dashur të le gjurmët e mia si shqiptar, që edhe kur të mos jem në jetë, të ketë mbetur vepra ime"
Më pas përshëndeti nipi i Bekim Fehmiut Urim Selimaj si dhe aktorët Luan Bexheti dhe Uksh Laçaj. Në sfond të skenës ishte projektuar një foto e madhe e aktorit gjatë rolit në një nga filmat e tij të shumtë.
Gjithashtu në këtë aktivitet u shfaq edhe filmi artistik “Dezertori” dhe më pas në një nga sallat e kompleksit “Producers Club” u shfaq një kolazh me filmat më të bukur të Bekim Fehmiut mbledhur dhe përgatitur nga regjisori dhe skenaristi Andamjon Murataj, fitues i Luanit të artë në Festivalin e Filmit në Berlin 2010.
(atsh/BalkanWeb)