Milano, dhunë barbare ndaj shqiptarit 26 vjeç
MILANO- Një shqiptar 26 vjeç eshte dhunuar e keqtrajtuar fizikisht nga disa te rinj, emigrante te parregullt ne Itali.
Ngjarja raportohet nga mediat italiane, sipas te cilave sulmi barbar ka ndodhur ne rrugën Lombardia në zonën e Bucinasco në Milano të Italisë.
Sipas policise, rreth 10 të rinj, kanë sulmuar të riun shqiptar duke e masakruar atë, per motive ende te paqartesuara. Identiteti i shqiptarit nuk eshte bere i ditur dhe as ai i agresoreve te tij.
Mesohet se te rinjte kane qene duke pirë në lokal, kur mes tyre nisi sherri, qe me pas degjenerio ne dhune te eger ndaj shqiptarit.