E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat malazeze:Mali i Zi do ta njohë Kosovën në fillim të gushtit

Kryeministri malazias, Milo Gjukanoviç, ka thënë se askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk është duke ushtruar presion për njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Në do ta pranojmë dhe kur pavarësinë e Kosovës varet vetëm nga interesat tona”, -iu ka thënë Gjukanoviç gazetarëve, duke komentuar shkrimet e shtypit se, Mali i Zi në gusht do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Gjukanoviç ka përsëritur se vendimin për këtë do ta marrin organet e pushtetit, duke pasur parasysh mbi të gjitha interesat nacionale malaziase. “Se cili do të jetë qëndrimi ynë final, do të vendosin organet e autorizuara shtetërore. A do të jetë kjo në gusht, shtator, tetor apo në ndonjë muaj tjetër, do të varet nga interesat tona”, - ka thënë Gjukanoviç. Disa media malazeze, duke iu referuar disa burimeve anonime, kanë paralajmëruar se Mali i Zi do ta pranojë pavarësinë e Kosovës në pjesën e parë të gushtit. Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i ka mohuar këto informacione, duke i quajtur ato spekulime të ulëta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›