Meta Situata mbetet kritike banoret refuzojne te evakuohen
Numri dy i qeverise shqiptare e konsideron situaten e krijuar ne Veri te vendit si teper kritike te paparashikuar por nga ana tjeter shton se eshte duke u mbajtur nen kontroll. Zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta pranon se po hasen veshtiresi me banoret e disa zonave te permbytura nga uji te cilet nuk pranojne te evakuohen pavaresisht apeleve te shumta nga strukturat shteterore qe menaxhojne situaten.
Deri tani nuk eshte rrezikuar seriozisht jeta e asnje banori qe do te thote se situaten e njohim shume mire kudo ne te gjitha komunat dhe pjeset problematike te qytetit te Shkodres tha dje ministri. Sipas tij eshte duke u mbajtur nje komunikim i vazhdueshem edhe me perfaqesuesit e pushtetit vendor dhe te deleguarit sipas komunave nga qeveria ushtria policia dhe te zgjedhurit lokale.
Po perpiqemi te permiresojme sa me shume mekanizmin e evakuimit per personat qe ende jane ne nje situate kritike dhe te rrethuar nga uji por ne menyre te vecante procesin e furnizimit me uje buke ushqime si dhe me medikamente vuri ne dukje kreu i Energjetikes. Ministri pranon se ka ende banore te cilet deshirojne te vazhdojne te qendrojne ne shtepite e tyre ne kate te dyta apo ne zona me te larta. Megjithate eshte kerkuar me insistim mirekuptimi i tyre per te mos rrezikuar dhe ky eshte nje proces qe po vazhdon. Gjithashtu nuk mungojne perpjekjet per te mbrojtur Ujesjellesin e Shkodres ne menyre qe ai te mos demtohet nga rritja e nivelit te ujit sepse ky do te ishte nje problem shume i madh.
Ministri tha se ekziston edhe nje operacion i koordinuar sidomos per Bashkine e Shkodres ku po haset me nje numer te konsiderueshem te lagjeve dhe te banoreve qe jane te izoluar. Per te menaxhuar sa me mire situaten shtabet e emergjences kane vene ne dispozicion mjete te larta por edhe varka apo lundra pasi ka zona ku as mjetet me te larta te ushtrise dhe policise nuk mund te depertojne.
Probleme hasen edhe ne zonat e tjera ne Lezhes konkretisht ne Torovice qe eshte praktikisht diga qe mbron te gjithe zonen e Gjadrit dhe te Lezhes.
Duke folur mbi situaten ne teresi ministri tha nder te tjera se gjendja e krijuar erdhi ne menyre te paparashikuar. Niveli i reshjeve prej dy muajsh ka qene i jashtezakonshem dhe vazhdon te jete ende shqetesues dhe problemi kryesor eshte ngritja e jashtezakonshme e nivelit te liqenit te Shkodres tha ministri. Si perfundim Meta garantoi se krijimi i nje situate te tille do ti ndihmonte autoritetet per te ndertuar nje politike me afatgjate ne menyre qe edhe raste te tilla qe jane kaq te rralla dhe kaq te pazakonshme te jene sa me te menaxhueshme.