E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat: Sejdiu-Krasniqi do përballen me drejtësinë

PRISHTINË- Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu dhe ish-ushtruesi i detyrës në këtë post, Jakup Krasniqi aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, pas tre muajsh mund të përballen me drejtësinë shkruan sot gazeta kosovare Express. Dyshimet për falje të viteve të burgut, ndaj personave të dënuarve për vrasje e dhunë, ka mundësi t’i ballafaqojë me ligjin.

Burime të Expressit në hetuesi e Prishtinës thonë se këto ditë ka filluar mbledhja e informacioneve nga zyrtarët e shërbimit korrektues dhe në Ministrinë e Drejtësisë. E nëse gjenden të dhëna, hetimet do të vazhdojnë deri në Presidencë. 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›