E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia duhet te beje perpjekje per te permbushur vokacionin e saj evropian

Udheheqesit politike te te gjitha paleve kane nje mundesi historike per ta sjelle Shqiperine ne Bashkimin Evropian duke permbushur ne kete menyre nje aspirate te te gjithe shqiptareve

Nga Shtefan Fyle

Komisioneri Evropian per Zgjerimin dhe Politiken Evropiane te Fqinjesise

Shqiperia eshte plotesisht e angazhuar per te ardhmen e saj evropiane. Vendi juaj eshte nje vend me shume potenciale dhe qe ka punuar shume per te bere perparime. Megjithate kerkohen perpjekje te metejshme per te shkuar me tej mbi bazen e arritjeve te kryera deri me tani.

Diten e hene Bashkimi Evropian tregoi se eshte i hapur per qytetaret shqiptare. Heqja e vizave per udhetimet afatshkurtra ne vendet Shengen do te kete nje ndikim real duke e bere me te lehte dhe me pak te kushtueshem udhetimin dhe pervojen tuaj ne Bashkimi Evropian. Nga ana tjeter heqja e vizave do tju lejoje ti shihni drejtpersedrejti perfitimet qe i ka sjelle Bashkimi Evropian qytetareve te Shteteve Anetare si te rejat ashtu edhe te vjetrat.

Ndaj me ju kenaqesine e nje pune te bere mire. Ka edhe arritje te tjera per te cilat duheni pergezuar. Jane ndermarre nisma per forcimin e shtetit te se drejtes dhe luftes kunder diskriminimit. Po ashtu Shqiperia vazhdon te jape nje kontribut te vlefshem per bashkepunimin dhe stabilitetin rajonal.

Si njeri qe e ka perjetuar personalisht procesin e zgjerimit une e di qe sado krenar te ndjehesh per arritjet e realizuara nuk ka kohe per te pushuar perpara del gjithnje nje sfide tjeter edhe me e madhe. Per Shqiperine objektivi eshte te vazhdohet me tej mbi bazen e punes se kryer dhe te perballohen hapat e veshtire qe kane mbetur ne rrugen drejt Bashkimit Evropian.

Se pari e mbi te gjitha duhet te zgjidhet ngerci politik qe po vazhdon pasi ai pengon funksionimin e duhur te institucioneve demokratike duke vonuar ne kete menyre reforma thelbesore per procesin e anetaresimit ne BE. shte jetike qe Kuvendi te funksionoje si nje dhome per ligjberje te efektshme duke u bazuar te debati konstruktiv nje dhome ku te degjohet cdo ze e ku te gjitha palet te marrin pjese plotesisht ne proces.

Pertej kesaj une shoh te tjera sfida thelbesore prej te cilave ne rast se permbushen qytetaret shqiptare do te perfitojne shume duhet forcuar shteti i se drejtes duhet luftuar ne menyre efikase korrupsioni dhe krimi i organizuar duhen respektuar plotesisht dhe duhen mbrojtur me ligj te drejtat e njeriut dhe te drejtat e prones. Kam pare perparimin e bere ne miratimin e ligjeve por ky eshte vetem hapi i pare. Sfida e radhes per Shqiperine eshte te demonstroje kapacitetin e vet per te zbatuar legjislacionin dhe per te aplikuar ne menyre te qendrueshme standardet dhe praktikat evropiane.

Opinioni i Komisionit per aplikimin e vendit tuaj per anetaresim ne Bashkimin Evropian ju tregon udhen e duhur drejt permbushjes se synimeve tuaja. Shpresoj shume qe kjo mundesi te shfrytezohet nga te gjithe ju. Nga ana e tij Komisioni Evropian do te vazhdoje te jape asistence per te ndihmuar ne perparimin e qendrueshem te vendit dhe arritjen e objektivave.

Udheheqesit politike te te gjitha paleve kane nje mundesi historike per ta sjelle Shqiperine ne Bashkimin Evropian duke permbushur ne kete menyre nje aspirate te te gjithe shqiptareve.

Ky artikull botohet me rastin e publikimit me 9 nentor te Paketes se Zgjerimit te Komisionit Evropian ne te cilen perfshihet edhe Opinioni per Shqiperine

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›