E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Fond të posaçëm për ruajtjen e mjedisit

Ulja e nivelit të ndotjes si dhe investimet që priten të behen, synojnë të rrisin turizmin në vend. Hapja zyrtare e sezonit turistik i ka kushtuar shtrenjtë Ministrisë së Mjedisit. Kreu i kësaj ministrie Fatmir Mediu thotë se për ndërhyrjet mjedisore dhe ruajtjen e rezervave ujore, kërkon një fond të posaçëm. Edhe pse Mediu nuk përmendi asnjë shifër rreth këtij fondi, kërkoi një dorë ndaj donatorëve vendas e ndërkombëtarë. I vetëdijshëm për nivelin e ndotjes në zonat bregdetare, Mediu tha se nga ky fond do të ndërhyet menjeherë në bregdetin e Durrësit.
 

I pyetur për ndërprerjen e punimeve për Unazën e Madhe, që prek Kopshtin Botanik, Mediu tha se është në pritje të subjekteve të marrin lejen mjedisore duke rinisur punimet e kësaj vepre infrastrukturore. Në anën tjetër, Mediu theksoi se është marrë në konsidertatë mendimi i ekspertëve të mjedisit.
 

Fondi i kërkuar nga kreu i Mjedisit konsiton në projekte konkrete në zonat turistike dhe në anën tjetër berjen e invesitimeve për të thithur sa më shumë turistë në vend.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›