E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria i kthen Rusisë borxhin e viteve 60, me kusht që të përfitojë ndonjë makineri

Voice of Russia

Parlamenti shqiptar miratoi javën e shkuar një marrëveshje për kthimin e një pjese të borxhit, që vendi i detyrohet Rusisë.

Shqipëria do të duhet të paguajë një këst prej rreth 1 milion dollarë si pjesë të një borxhi të vjetër që daton në mesin e viteve 60 dhe është trashëguar nga periudha sovjetike.

Në rast të mospagimit të shumës deri më 1 korrik, normat e interesit të borxhit do të jenë katër përqind. Heqja e këtij borxhi është një parakusht për një marrëveshje të mundshme për furnizimin e Shqipërisë me makineri e produkte teknike nga Kina.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›