E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Ina Rama ka shkelur ligjin duke publikuar fakte të hetimit

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka akuzuar Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, për publikimin e dosjes së Gërdecit, ku sipas tij kryeprokurorja ka shkelur në mënyrë të hapur ligjin duke përdorur fakte të hetimit dhe duke bërë interpretimin publik të tyre. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, kreu i PR- së, Mediu ka theksuar se kryeprokurorja ka realizuar qëllimet e saj kriminale në dëm të autoritetit të Kryetarit të Partisë Republikane dhe mazhorancës, në prag të zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Sipas Zyrës për Shtyp pranë kësaj partie Mediu mësohet se Ky veprim i Prokurores së Përgjithshme vjen në kundërshtim me nenin 30 të Kushtetutës, i cili garanton prezumimin e pafajësisë si dhe nenin 103 i Kodit  Penal në pikën 2 të tij që përcakton, "ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve. Në lidhje me këtë Mediu deklaroi se denoncimi nga ana e PR bëhet pasi dosja është depozituar në gjykatë dhe nuk përbën kurrsesi presion mbi organin e Prokurorisë, por kërkesë për të vendosur të barabartë përpara ligjit, deputetin, prokurorin dhe qytetarin e thjeshtë. Ndër të tjera, gjatë deklaratës për shtyp, Mediu thekson se në çdo vend demokratik ku drejtësia është vërtetë, e pavarur, çdo prokuror në një rast të tillë do të largohej për shkak të paligjshmërisë së veprimit të tij.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›