Kartat, PS nxinë procesin
Tiranë - Kryeministri Sali Berisha theksoi mbrëmjen e shkuar se Partia Socialiste tenton të zhvleftësojë procesin e pajisjes me karta identiteti për qytetarët, duke kërkuar shpërndarjen e tyre falas. "Qeveria ka vlerësuar seriozisht çdo propozim që vjen nga opozita dhe ka bërë një zbritje të ndjeshme të çmimit të kartave". Por në kërkesën e PS-së që ato të shpërndahen falas, Kryeministri Berisha sheh një tendencë të sigurt, të zhvlerësimit të tyre”-theksoi Berisha gjatë emisionit televiziv "Log", në TVSH.
Sipas tij “Kjo është një gjë e padrejtë. Se ne kemi caktuar çmimin më të ulët që mund të bëhet dhe përparësi kanë zgjedhësit që janë pa pasaportë. Nëse kartat shpërndahen falas, ato do t'i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë së paku 35 milionë euro", u shpreh Kryeminsitri Berisha. Në këtë drejtim, ai u shpreh se "Edi Rama po del çdo ditë në media për të nxirë procesin më të rëndësishëm për historinë e vendit".
Kreu i qeverisë tha se deri tani kanë aplikuar rreth 350.000 persona dhe ky numër është i konsiderueshëm duke marrë parasysh faktin se ata janë kryesisht shtetas pa pasaporta. Për sa i përket zgjedhjeve, Kryeministri Berisha informoi se "platforma ime në këto zgjedhje nuk është Edi Rama dhe as arritjet e mia për të cilën unë do kërkoj votën".
"Arritjet e mia, do të shërbejnë si besim në mbajtjen e fjalës nga unë. Por une kam platformën time në drejtimin e këtij vendi", tha Kryeministri.