Fondet, PS denoncon!
Tiranë -Partia Socialiste theksoi sot se investimet publike nuk i adresohen aspak zbutjes së varfërisë dhe në dobi të interesave publike. “Qeveria është e shurdhët përballë vështirësive ekonomike që kanë shumica e familjeve shqiptare; me më pak mundësi punësimi për të siguruar një jetesë dinjitoze nga puna e tyre. Fonde publike, të taksapaguesve shqiptare, shpërdorohen në vend që të investohen në një mënyrë më efikase për të stimuluar ekonominë dhe për të ulur nivelin e varfërisë në vend: 3.2% e Prodhimit të Përgjithshem Bruto sot shkon vetëm për segmentin Rrëshen – Kalimash vetëm në këtë vit”-theksoi Ervin Bushati, nënsekretar për Programin në këtë parti.
Ai tha më tej, se fondet publike janë pre e abuzimit dhe korrupsionit qeveritar që nuk do t’ia dijë për varfërinë e qytetarëve të vet, duke nënvizuar se shumë fonde shkojnë për reklamat qeveritare.
“Është në nderin e kësaj qeverie të bëjë publike sa para tonat do të harxhohen në total deri në 28 Qershor për reklama: reklama që sot vertetojnë dështimin e qeverisë që mundohet të na mbush mendjen me fjalë dhe jo me vepra”-vijoi më tej Bushati, duke premtuar se me ardhjen në pushtet të PS-së, në qendër të programit të saj, do të ketë uljen e varfërisë.