E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu, Kushtetuesja shfuqizon vendimin e Gj. së Lartë

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese detyron Gjykatën e Lartë që të mos bëhet pengesë.

“Me vendimin nr. 27 dt. 09.05.2012 Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë vendimin nr. 5 dt. 01.03.2010 të Gjykatës së Lartë dhe si rrjedhim të kthejë për shqyrtim çështjen penale R. Durdaj dhe A. Hazizaj kundër F. Mediut. Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar të padrejtë dhe në shkelje të Kushtetutës mënyrën sesi Gjykata e Lartë vendosi të mosfillojë procedimin penal ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes, ku ajo përdori pa të drejtë kompetenca që i takojnë akuzës duke cenuar paanshmërinë e gjykatës, si dhe interesat e ligjshme të të plagosurve”, thekson në një njoftim Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit.

Më 12 dhjetor të vitit 2009, familja Durdaj dhe Hazizaj e akuzuan Mediun si shkaktar te dëmtimeve të tyre, pas tragjedisë së 15 marsit të vitit 2008 në Gërdec, por Gjykata e Lartë vendosi pushimin e çështjes. Për këtë rast, në qershor të vitit 2011, Roxhers Durda dhe Alketa Hazizaj, iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese./Start/

                                                                                             2012-05-09 16:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›