Danimarka: Evropa e plotë kur të jetë edhe Shqipëria

Për të patur një rritje dhe një hap të ri cilësor në bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, tha Haxhinasto, duhet edhe kuadri ligjor me konkludimin e marrëveshjeve, si ajo e heqjes së taksimit të dyfishtë, nxitja dhe mbrojtja e investimeve, bashkëpunimi në fushën e arsimit, etj.
Në vazhdim, Haxhinasto bëri një prezantim të arritjeve, në kuadër të Planit të Veprimit, bazuar në 12 prioritetet, duke theksuar se ky tashmë është një plan kombëtar dhe çdo ditë ka zhvillime inkurajuese, të cilat mundësojnë një përgjigje pozitive për kërkesën për statusin e vendit kandidat në tetor të këtij viti. Ministri danez i Punëve të Jashtme u shpreh se sa më shume progres bën Shqipëria në realizimin e prioriteteve, aq më shumë vendi juaj afrohet me Bashkimin Evropian. “Evropa do të jetë e plotë vetëm kur Shqipëria dhe vendet tjera të rajonit do të jenë pjesë e BE-së”, theksoi Sovndal. Ministri i Punëve të Jashtme, tha se është e rëndësishme që progresi i bërë nga Shqipëria të njihet nga vendet e BE-së.
Ne, tha Ministri i Jashtëm danez, njohim progresin e arritur në Shqipëri, dhe presim që ky progres të vazhdojë. Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit, ku, ndër të tjera, u diskutua edhe për mundësitë që Kosova të jetë tashmë pjesë e organizatave rajonale e më gjerë. Në fund të takimit, Haxhinasto i përsëriti ftesën z. Sovndal për një vizitë në Tiranë, ftesë e cila u prit me kënaqësi dhe që mund të realizohet në gjysmën e dytë të këtij viti.
Gjatë takimit me sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, z. Spencer Oliver u diskutua mbi bashkëpunimin në kuadër të kësaj organizate, si dhe për rritjen e kontributit dhe angazhimit të vendit tonë në të. Duke mbështetur këtë angazhim, z. Spencer Oliver u shpreh se Shqipëria gjithnjë e më tepër po identifikohet si një demokraci e stabilizuar dhe e qëndrueshme. Më tej u diskutua për përgatitjet e takimit të Asamblesë Parlamentare të OSBE në Shqipëri, në vjeshtë të këtij viti. /start/
2012-05-09 14:30