Timoshenko, nga burgu në spital

Dëshmitarët okularë thanë se Timoshenko, ish-kryeministre e Ukrainës, ishte future në spital nga hyrja anësore. Konvoi i kryeministres ishte i mbrojtur nga shumë forca sigurie.
Prej 19 ditësh Timoshenko ka qenë në grevë urie pasi akuzoi rojat se e kishin rrahur teksa transportohej në spital për një kontroll mjekësor.
Shqetësimet lidhur me shëndetin e ish-kryeministres Timoshenko kanë shkaktuar zemërim të madh anekënd Bashkimit Evropian, ç’ka solli bojkotimin në masë të Samitit të Jaltës, samit i liderëve të Evropës Lindore dhe Qendrore. Dje Ukraina njoftoi shtyrjen për një datë të pacaktuar të këtij samiti./Start/F. Prroni/
2012-05-09 12:09