E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu-Montobio: Kërkohet zbatimi i memorandumit të mirkuptimit me Spanjën në fushën e mjedisit

Zbatimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me Spanjën në fushën e mjedisit, që konsiston në trajnimet e specialistëve në sektorë të ndryshëm, veçanërisht teknologjisë mjedisore, u theksua të shtunën në takimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu, me Ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Manuel Montobbio. Zyra e shtypit e MMPAU-së bëri të ditur se gjatë takimit, ministri Mediu informoi Ambasadorin spanjoll se ndër fushat prioritare, ku Shqipërisë i nevojitet shkëmbimi i eksperiencave, është ajo e pyjeve dhe mbrojtja e tyre nga zjarret apo fatkeqësi të tjera natyrore. Ai kërkoi mbështetjen për lëvizje konkrete dhe zgjidhjen e shpejtë të këtij problemi madhor mjedisor. Bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu tek arritja e standardeve mjedisore konform me ato të Bashkimit Europian, nëpërmjet një bashkëpunimi të suksesshëm dypalësh. Ambasadori spanjoll shprehu gatishmërinë e vendit të tij për forcimin e këtij bashkëpunimi dhe zbatimin e tij, veçanërisht për arritjen e standardeve të Bashkimit Europian. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›