E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërohet këshilli i ri mbikqyrës i KESH në Ministrinë e Ekonomisë

Pas mangësive dhe shkeljeve të akteve ligjore dhe nënligjore të konstatuara nga KLSH

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE),  Dritan Prifti, pas raportit përfundimtar dhe rekomandimeve të dhëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) pas kontrollit të ushtruar në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare, KESH, Sh.A., liroi Këshillin Mbikëqyrës dhe emëroi Këshillin e ri Mbikëqyrës të shoqërisë. Burime nga METE bëjnë të ditur se KLSH ka konstatuar shkelje dhe abuzime me ligjin dhe fondet publike në KESH dhe ka kërkuar masa të rrepta për Këshillin Mbikëqyrës dhe drejtues të KESH. Ministri Prifti kërkoi në mbledhjen e parë të organit drejtues të shoqërisë analizimin me përgjegjësi të konkluzioneve të Kontrollit të Lartë të Shtetit si dhe marrjen e masave të nevojshme për mbarëvajtjen e administrimit të shoqërisë. Ndërkohë, Këshilli Mbikëqyrës i sapoemëruar i shoqërisë, i cili ka në përbërje të tij personalitete të njohura të ekonomisë dhe energjetikës, në mbledhjen e tij të parë zgjodhi si kryetar Pjetër Demën, i cili ka një përvojë të gjatë në sektorin e energjetikës. Ai ka ushtruar më parë detyrën e zv/ministrit të Energjetikës dhe ka qenë kryetar i Entit Rregullator të Energjisë. Anëtarë të tjerë të Këshillit të ri Mbikëqyrës janë edhe Jorgaq Kaçani, Rektor i Universitetit Politeknik, Zef Preçi, ekspert në fushën e ekonomisë, etj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›