E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Ne mbajtem premtimet tona

Perfaqesuesit e larte te Partise Republikane, zhvilluan nje takim diten e djeshme ne Lushnje ku paraqiten edhe kandidaturat per deputet te kesaj partie ne kete rreth. Kryetari i republikaneve, Fatmir Mediu gjate fjales se tij deklaroi se Partia Republikane eshte pjese e nje mazhorance, e cila i ka mbajtur te gjitha premtimet e saj dhe per kete arsye eshte e nevojshme qe te marre nje mandat te dyte, i cili do t'i thellonte me shume reformat per qytetaret. "Duhet edhe nje tjeter fitore pasi kjo qeveri per kater vjet, ka realizuar me sukses disa nga pikat kryesore te programit te saj dhe ka nevoje per nje mandat te dyte, ne menyre qe t'i finalizoje te gjitha", deklaroi kreu i republikaneve, Mediu i cili u kerkoi qytetareve te Lushnjes qe te votonin mazhorancen aktuale. Kreu i republikaneve theksoi se Partia Republikane ka qene dhe eshte nje parti qe ka ngritur zerin, qe prona te shkoje tek i zoti. "PR eshte nje parti per familjen, nje parti qe ka mbrojtur vlerat e saj, nje parti e cila qe ne fillimet e saj ne program ka pasur kombin", deklaroi kryetari i republikaneve. Po keshtu anetaret e kryesise se PR-se deklaruan se eshte partia e njerezve te mire, nje parti e cila vlereson moralitetin dhe nevojat sociale te shoqerise shqiptare. Sipas tyre, zgjedhjet e 28 qershorit, do te tregojne edhe nje here besimin e shqiptareve tek koalicioni i djathte dhe punen qe kjo qeveri ka bere keto kater vjet. Me pas ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu deklaroi se anetaresimi i Shqiperise ne NATO eshte nje moment i mrekullueshem, i cili behet i mundur pas shume sakrificave te kombit shqiptare. "Ky eshte nje moment i jashtezakonshem, eshte padyshim mrekullia e lirise, liri te cilen e kemi kerkuar per vite! E kemi kerkuar per pavaresine tone ne radhe te pare, liri per te cilen jane sakrifikuar breza te tere; te persekutuar, ish-pronare, shqiptare te lire qe nuk u pajtuan asnje moment, por qe kerkuan Shqiperine ne Evrope, Shqiperine ne NATO", deklaroi ish-ministri, njekohesisht kryetari i PR-se. Edhe me pare kreu i Partise Republikane, Fatmir Mediu e ka pershendetur anetaresimin e Shqiperise ne NATO, duke i ftuar te gjithe palet, si mazhorancen ashtu edhe opoziten per t'u bere pjese e kontributit dhe per te cuar me tej reformat per integrim. F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›