E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama-Majko favorizuan Delijorgjin"

Fatjona Mejdini

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi akuzoi diten e djeshme zyrtaret e larte te Partise Socialiste, per lidhje te aferta me te akuzuarin kryesor te tragjedise se Gerdecit, Mihal Delijorgji. Gjate nje takimi me anetare dhe simpatizante te Partise Demokratike ne komunen Baldushk, Olldashi deklaroi se Delijorgji, me ane te milionave ka arritur te marre kontraten e tankeve, gjate kohes qe deputeti i PS-se, Pandeli Majko ka qene minister i Mbrojtjes. Po keshtu, ministri i Transporteve deklaroi se kryetari i bashkise se Tiranes, njekohesisht kreu i Partise Socialiste, Edi Rama i ka dhene Delojorgjit 30 leje ndertimi ne kryeqytet. "Kryetari i PS-se, permend Gerdecin, por as ai dhe asnje tjeter ne Partine Socialiste nuk permendin kurre emrin e Mihal Delijorgjit. Rama i ka dhene atij 30 leje ndertimi, ne kembim te milionave ashtu sic i kane dhene, gjithmone ne kembim te milionave, dhe me pare ne kohen e Majkos kontraten e tankeve", kujtoi ministri i Transporteve gjate fjales se tij ne Baldushk. Por, pasi la leshuar lumin e akuzave ne drejtim te eksponenteve me te larte socialiste, Olldashi u ndal gjate tek arritjet e qeverise se drejtuar nga kryeministri Berisha, gjate kater viteve qeverisese. Sipas tij, qeveria ku ai ben pjese realizoi te gjitha premtimet ne nje kohe rekord. Ne menyre te detajuar ai foli edhe per reformat qe kreu qeveria si lufta kunder krimit te organizuar, reformat ekonomike qe sollen progres, reformat ne arsim dhe ne shendetesi. Nisur nga keto arritje, sipas Olldashit qeveria vjen e sigurt per nje mandat te dyte qeverises. Keto arritje kane bere qe Shqiperia te ece, sipas zyrtarisht te larte demokrat dhe ne ekzekutivin shqiptar, e sigurt ne rrugen drejt integrimit. "Sukseset tona bejne qe cdo drejtues i Partise Demokratike te dale ballehapur para zgjedhjeve, te kerkoje serish voten e tyre me 28 qershor. Per me teper, brenda nje viti ne bindem 26 vendet me te fuqishme te globit, se ne e meritojme hyrjen ne NATO", deklaroi Olldashi. Nga ana tjeter ministri i Transporteve analizoi edhe situaten e opozites ne vend. Sipas tij, politika qe ben Partia Socialiste eshte nje politike pa krye, qe bazohet tek genjeshtrat dhe mashtrimet. "Kemi nje PS te perfaqesuar nga nje kryetar qe prej kohesh thote pertej se majtes dhe te djathtes por qe vetem mashtron opinionin publik dhe gjithcka e ka te bazuar te korrupsoni dhe nihilizmi", deklaroi ministri i Transporteve ne fjalen e tij. Po keshtu, ai theksoi se vetem drejtimi i qeverise nga e djathta do ta coje vendin para, duke kerkuar edhe njehere nga demokratet dhe gjithe shqiptaret votim dhe per nje mandat te dyte qeverises.

Strazimiri

Zevendesministri i Brendshem, Gent Strazimiri gjate takimit ne Baldushk deklaroi se vota dhene Partise Demokratike ne vitin 2005, eshte perkthyer ne anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Duke kembengulur se PD e meriton nje mandat te dyte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›