E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shteti i 51-te

Kendej pari, NATO-ja e merr dimensionin e lirise se vertete, sepse ishte kjo aleance qe shporri Serbine tej kufijve te Kosoves pas bombardimeve 78-diteshe dhe eshte NATO qe participon aktualisht ne ruajtjen e nje ambienti te sigurt. Kosova se kendejmi duhet te rimendoje veten ne raport me Bashkesine nderkombetare, permes dy rrugeve, qe ta heq rrezikun e te qenit pezull.

E para, institucionet e Kosoves duhet te jene me kerkuese dhe me kembengulese ne raport me NATO-n, sepse NATO nuk mund te jete neutrale ndaj statusit, se kendejmi peng i Rusise dhe Kines ne KS te OKB-ve. Te gjitha shtetet e pavarura ne rajon kane trupa ushtarake dhe civile, por baza e asaj pranie eshte tjeter prej bazes se pranise nderkombetare ne Kosove. Prania nderkombetare ne Kosove duhet te jete ne Marreveshje me Qeverine e Kosoves. Kjo marreveshje quhet SOFA ("Status of Forces Agreement" - "Marreveshja per Statusin e Forcave") ku Kosova si shtet sovran i lejon trupat ose bazat ushtarake dhe civile me mandat te caktuar dhe me nje qira te caktuar qe ata ia japin Kosoves si kundervlere, dhe shteti sovran i Kosoves ua tregon kompetencat qe kane trupat e NATO-s, kah mund te levizin, detyrimet qe kane ndaj ligjit te vendit, ndaj popullsise civile etj. NATO-ja ka kete marreveshje me Bosnje-Hercegovinen.

Ne kete aspekt Shqiperia ne NATO mund te ndihmoje qe Kosova ta nenshkruaj me NATO-n Marreveshjen SOFA.

"Shqiperia ne NATO. This is the miracle of freedom", (Kjo eshte mrekullia e lirise!) kjo parulle me dimensione gjigante ishte shkruar ne shqip dhe anglisht ne qender te Tiranes, ne fasaden e Pallatit te Kultures. Fatos Lubonja duke e analizuar kete parulle, se bashku me parulla te tjera si "Shqiperia ne NATO, liria juaj, e ardhmja juaj", e cilesoi ate si sinteze te pompes, me te cilen po fryhet e propagandohet anetaresimi i Shqiperise ne NATO qe. "Pike se pari duhet te kemi parasysh se, kur flitet per lirine, ajo ka shume kuptime e dimensione. (...) nuk duhet te harrojme se liria nuk prodhon ushtri dhe traktate ushtarake; ato i prodhon, ne rastin me te mire, kercenimi i lirise apo nevoja per mbrojtjen dhe garantimin e saj". Lubonja thote se NATO, ne fakt, ka lindur 60 vjet me pare pikerisht si nevoje per t'u mbrojtur nga nje armik qe ishte asokohe BS dhe aleatet e tij, apo edhe sic thuhej, per ta mbajtur SHBA "brenda" (aleances) Rusine "jashte" dhe Gjermanine "poshte". (...) Prandaj ta quash NATO-n "mrekulli e lirise", a thua se liria pjell ushtri, eshte nje patetike politike pa kuptim."

Kosova e gjetur ne nje pozicion te pezullt, e panjohur nga Brukseli si seli e BE-se, per arsye se pese vende te bllokut nuk e kane njohur pavaresine e saj, madje disa sosh kane nje qendrim goxha armiqesor ndaj shtetit te ri dhe me pak gjasa qe, te marre njohje nga shumica e shteteve anetare te OKB-ve (128) qe permes Asamblese Parlamentare te behet pjese e Organizates Boterore, nuk mund ta ndertoje nje shtet stabil ku sundon ligji, me kesi pozicioni te pezullt nderkombetar. Prandaj duhet kerkuar shtegdalje!

Dhe rruga e dyte eshte ideja e shtetit te 51-te!

Nese Kosova nuk arrin qe nga aspekti i sigurise, deri ne fund te ketij viti, te dale nga Kornizat e Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit dhe nese nuk njihet nga peseshja qe mbeshtet Serbine, sidoqofte, duhet ta riktheje modelin qe e propagandonte lideri historik i Kosoves Ibrahim Rugova, "per nje lidhje speciale me SHBA-te". Nese, ndodhe qe Kosova ta "humb" gjyqin ne GJND, te ndalojne njohjet e shteteve vec e vec, dhe Serbia te pretendoje rikthimin e administrates se saj ne Prishtine, atehere shteti i ri, nuk ka cka lype tutje ne kete rrethim te eger. Ndonese shoqeria kosovare nuk ka ide dhe vizion per te ardhmen e vet, ajo megjithate e ka nje favor, eshte vendi me proamerikan ne Ballkanin Perendimor dhe me gjere, dhe mund te sherbeje si nje "epruvete" ku mund te gatuhet Shteti i 51-te! Pikerisht per arsye se kjo intence deshtoi ne Irak!?

Analisti Robert Shwartz tha kohe me pare se Kosova mundet pa askend, sepse e ruan Amerika! Por si u permbys ideja amerikane qe Irakun ta shnderronte ne shtetin e 51-te dhe pse kjo ka gjase te arrihet ne Kosove?

Kosova pa nafte, paraqet nje shans per demokracine - sepse varet vetem fuqia e tregut te lire dhe nga vlerat e perbashketa europerendimore, ngase paraja e fituar lehte e ben te panevojshme punen e veshtire qe duhet per te krijuar nje shoqeri moderne. Fareed Zakharia duke bere fjale per idene e shtetit te 51'te, Iraku, thote se mendohej se pas rrezimit te Saddam Husseinit, ky vend nuk do te ndante pjesen e luanit per ushtrine dhe policine sekrete. "Por nese duam te kemi sukses, duhet te pranojme pa medyshje ate realitet qe deshmon se Amerika tashme ka shtetin e saj te 51-te, te quajtur Irak", thote ai. Mirepo, divergjencat fatale mes shumices shiite dhe pakices synite, pra etnizimi i shtetit dhe islami politik ne rritje, deshmuan se shteti i 51-te megjithate nuk do te ndertohet.

Se kendejmi, Kosova eshte hapesire ideale per kete, ne aspektin ekonomik, politik dhe kulturor. Motoja "leri dhe humbesit te kene pjesen e tyre" duket shume me e aplikueshme ne Kosoves se sa ne Irak, per te cilin Zakharia mendonte se duhej te krijohej si shtet federal, me autonomi substanciale lokale. Zakharia shkruante se rajonet nuk do te duhej te jene te gjitha te bazuara mbi etnicitetin apo besimin fetar... Kodi zgjedhor nuk duhet te krijoje sistemin "fituesi i merr te gjitha", ne te cilin partia qe do te fitonte 51 % te votave do te zoteronte te gjithe pushtetin politik. Keshtu pra, 20 vendet e rezervuara per pakicat ne Kuvendin e Kosoves, si dhe vota e dyfishte kur jane ne pyetje interesat vitale te tyre, krijojne kondita solide per shtetin e 51-te. "SHBA"-te u hodhen mbi Irak te sigurta se, nese ata do ta clironin vendin, nuk do te kishte ndonje problem legjitimiteti. Kjo ishte nje pikepamje triumfaliste, cuditerisht jo historike", shkruan Zakharia.

Nacionalizmi irakian ra rrufeshem, ndersa po rritej nacionalizmi i Partise Bath dhe shiitve ne nje ane sikur edhe i kurdeve ne anen tjeter.

Nderkaq qe ne Kosove po bie nacionalizmi etnik militant dhe po rritet ai kosovar, (nacionalizmi etatist) qe do te shpinte tek de-etnizimi i shtetit dhe gjykatesi i paanshem.

Keto jane dy kerkesat optimale qe kosovaret duhet t'i permbushin deri ne fundin e ketij viti, perndryshe ky shtet do te jete veshtire i qendrueshem.

Pa mburojen e NATO-s jashte kornizes se 1244'shit dhe pa SHBA-te si garante e lirise dhe prosperimit, Kosova do te behet vend i varferise, korrupsionit dhe krimit te organizuar. Kurse liria e saj do te jete konstant e kercenuar nga fqinji verior.

Do te shnderrohej ne sinonim te palirise dhe do te ishte gjithnje e me afer Somalise...


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›