Mediu: Ne politikë në shërbim të qytetarit
23-05-2013 / Gazeta 55
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim në qytetin e Peshkopisë, ku para simpatizantëve të kësaj force, ka prezantuar kandidatin për deputet, zoti Shukri Shehu.
Gjatë përshëndetjes së tij, Mediu, duke vlerësuar figurat e përzgjedhura që do të garojnë më 23 Qershor, theksoi se këto kapacitete të PR-së vijnë si një vlerë e shtuar në Aleancën për Mirëqenie, Punësim dhe Integrim.
Gjithashtu në fjalën e tij, kryetari Mediu u shpreh se më 23 qershor, qytetarët e Dibrës do të di në të bëjnë dallimin mes politikave të djathta në shërbim të qytetarëve dhe politikave të majta të Edi Ramës, qe do ta çojnë vendin në një rrënim ekonomik.