E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Liberalizimi i vizave me SHBA, i mundshëm – qeverisë i takon të punojë fort bashkë me institucionet e tjera për të plotësuar standardet dhe kriteret

23-05-2013 / Gazeta 55

Kreu i shtetit kërkon nga mediat monitorim transparent të procesit të zgjedhjeve – apel forcave politike të njohin rezultatin

Presidenti i Republikës Bujar Nishani gjatë një mëngjesi pune me drejtues të mediave elektronike dhe të shtypit të shkruar, kërkoi bashkëpunimin e tyre për të për të monitoruar më së mirë ecurinë e procesit zgjedhor, për të transmetuar në mënyrë transparente mënyrën e realizimit të zgjedhjeve, plotësimin e stadardeve dhe sjelljen e aktorëve gjatë procesit zgjedhor në Shqipëri.
“Mediat funksionojnë si pjesë e elitës së shoqërisë. Roli i elitës është i rëndësishëm, por duhet të jetë parësor . Në një moment të rëndësishme sic janë zgjedhjet, mbetem i mendimit se kontributi i elitave shoqërore është përgjegjësi në radhë të parë. Sot kam bindjen e plotë se ndaj dhe mendimin e qytetarëve shqiptarë se media në Shqipëri është pushtet real, në disa funksione. Natyrisht se cdo media ka politikën e saj editoriale, ky është dhe sensi i funksionimit të një media në cdo vend demokratik, por besoj se ndajmë së bashku idenë dhe besimin se në raport me cështjet e interesit më të lartë kombëtar dhe shtetëror, politikat redaksionale dhe editoriale të cdo media konvergojnë shumë me njëra tjerrën. Mora iniciativën për t’iu mbledhur për të kërkuar kontributin tuaj gjatë fushatës. por dhe pas. Së pari për të monitoruar më së mirë ecurinë e procesit zgjedhor, për të transmetuar në mënyrë transparente mënyrën e realizmit të zgjedhjeve, të plotësimit të stadardeve dhe sjelljes së aktorëve gjatë procesit zgjedhor në Shqipëri”, theksoi Nishani.
Çështja e parë ku u ndal presidenti Nishani, ishte kontributi i rëndësishëm në frenimin e emocioneve të tepërta gjatë pasqyrimit të fushatës zgjedhore në media. Ndërkohë që pikë tjetër me rëndësi ishte lançimi i imazhit të Shqipërisë.
“Cështja e parë dhe më kryesorja që do doja bashkëpunimin tuaj, është të jeni pjesë frenuese apo parandalimin e cdo lloj dramaciteti që nuk ka basë dhe kthehet në kosto sociale dhe emocionale për vendin. U ndala në këtë pikë se gjatë fushatës, paraelektorale ka pasur shesh herë opinione të hedhura nga kënde të ndryshme, jo nga njerëzit e medias, për dyshim të procesit zgjedhor, rrezik të përplasjes shoqërore dhe sociale të aktorëve të ndryshëm ditën e zgjedhjeve apo para dhe pas”, - nënvizoi Nishani duke shprehur idenë e gjetjes së praktikave dhe afatgjata për të vlerësuar këtë kontribut të medias.
Së dyti, lançimi i një imazhi, të bukurive të Shqipërisë. Kjo nuk do thotë se duhet të orientoheni drejt atyre që i pëlqejnë apo nuk i pëlqejnë qeverisë. Eksperienca e zhvillimit të kulturës civile ka treguar se media ka qenë një element i pandërprerë, injektimit të vlerave kulturore dhe bukurive që ka një vendi caktuar”, shtoi Nishani.
Kreu i Shtetit, duke vlerësuar zgjedhjet e 23 qershorit si një moment me rëndësi shprehu bindjen se Shqipëria i ka të gjitha kapacitet për realizimin e zgjedhjeve me standarde, për dy arsye.
“Zgjedhjet parlamentare janë shumë të rëndësishme, por kam analizuar faktin Shqipëria kë mundësinë er realizimit t të zgjedhjeve me stadarde. Që lidhet me faktin e ekzistencës së infrastrukturës, por kjo bindje është kaq e fortë edhe për nivelin e maturisë së qytetarëve në procesin zgjedhor”, tha Nishani.
Presidenti i Republikës, komentoi se rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, do të prodhojë një mazhorancë dhe një minorancë (dhe jo një fitues dhe një humbës) që kanë detyra të ndara , por që kanë të njëjtën rëndësi për vendin. Nishani kërkoi nga drejtuesit e mediave që të bëjnë presion pozitiv si për opozitën ashtu dhe për mazhorancën, me qëllim që politika të ushtrojnë me përgjegjësi detyrat institucionale që i takojnë.

“Rezultati i zgjedhjeve do të prodhojë një mazhorancë dhe minorancë që kanë detyra të ndara. Unë edhe herën tjetër nuk i kam konsideruar si fitues dhe humbës, besoj se në rastin tonë, të një shoqërie me një dinamikë të tillë, kemi nevojë të krijojmë një psikologji, në radhë të parë të ushtruesve të politikës, të një koncepti të një mazhorance minoranc, që kanë të njëjtën rëndësi, por detyra të ndara. Do kërkoja sa të jetë e mundur ndikimin tuaj në politikën editoriale që të ushtrojë presionin pozitiv, që si mazhoranca dhe opozita të marrë mbi vete përgjegjësinë institucionale dhe përmbushjen e sjelljes që i takon”, theksoi Nishani.
I pyetur është iniciativën e kryeministrit Berisha, i cili ditët e fundit po përdor si kartë elektorale, premtimin për heqjen e vizave me SHBA, Nishani vlerësoi se ekziston një iniciative edhe nga presidenti Barack Obama, ndërkohë që shprehu bindjen se mund të arrihet. “Lëvizja e lirë është një mundësi pozitive, por qeverisë i takon të punojë fort bashkë me institucionet e tjera për të plotësuar standardet dhe kriteret. Edhe pas iniciativave që ka nga ana a presidenti Obama për të lehtësuar këtë proces besoj do jetë i rëndësishëm për qytetarët shqiptarë dhe mund të arrihet pa diskutim”- tha kreu i shtetit.
Presidenti përfundoi fjalën duke u zotuar: “Gjatë mandatit tim jam mbështetur në Kushtetutë. Ky do jetë angazhim i presidentit deri në fund të mandatit, pasi në radhë të parë përmbush përgjegjësinë ndaj qytetarëve, dhe në radhë të dytë i krijoj vetes lehtësi në përmbushjen e detyrës time. Orientimi im për të drejtuar një institucion rigoroz”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›