Shqiptarët, me PD-në do të realizojnë ëndrrën e tyre europiane
Kandidati i PD në Librazhd, Eduard Selami
Kandidati i Partisë Demokratike për Librazhdin, Eduart Selami tha se shqiptarët me Partinë demokratike do të realizojnë endrrën e tyre europiane. “PD sot është shpresa më e mirë e qytetarëve për tu bërë anëtarë të Evropës së bashkuar. Fatkeqësisht nga ana tjetër nuk është e njëjta mundësi dhe është për të ardhur keq që Rama me bllokoi ne 3 ligjeve nuk lejoi për të marrë statusin e vendit kandidat. Nëse do kishte dëgjuar këshillat e partnerëve tanë dhe zërat e moderuar brenda PS-së, sot Shqipëria do ishte vend kandidat ne BE. Të gjithë ne këtu do ishim shumë mirë, ndaj një vijim i mbështetje për PD dhe zotin Berisha, do th thotë shtet ligjor më i fortë, më shumë investime të huaja, më shumë rrugë të shtruara, më shumë qendra shëndetësore dhe shkolla për fëmijët tanë dhe mbështetje për fermerët”- u shpreh Selami. Ai deklaroi se shkojmë drejt zgjedhjeve të 23 qershorit, me besimin për t’i dhënë fund politikës së bllokimit. “Së bashku do integrojmë Shqipërinë ne BE dhe më 23 qershor do i japim fund politikës së bllokimit. Programi i PD është mi i mirë për të ardhmen e shqiptarëve, jam si në marsin e 1992 për t’iu hënë se mbështetja që do i jepni PD-së do jetë garancia më e madhe për një Shqipëri europiane”- deklaroi më tej, Eduard Selami.
...