E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Qeveria, mbështetje maksimale fermerëve për rritjen e prodhimit bujqësor dhe punësimin

23-05-2013 / Gazeta 55

Jozefina Topalli në oborret mikpritëse të shtëpive dhe në fermat e fshatrave Vukatanë dhe Kuç

Kandidatja e Partisë Demokratike për deputetJozefina Topalli shkoi sot në oborret mikpritëse të banorëve dhe fermerëve të fshatrave Vukatanë dhe Kuç të Shkodrës.
Në fshatin Vukatanë, Isak Bajrami, bashkë me disa fermerë të tjerë ka shfrytëzuar ligjin e ri për kooperativat për të krijuar plantacione të mbjella në sera, për të zhvilluar prodhimet bujqësore e për t’i nxjerrë ato drejt tregjeve të rajonit.
 “Ne jemi prodhues të perimeve kryesisht në sera. Kemi formuar bashkimin e shoqërinë e bashkëpunimit bujqësor në bazë të ligjit për koorperativat dhe në bashkëpunim me qeverinë të gjitha kërkesat tona janë shndërruar në ligj dhe na vjen mirë.”  tha Isak Bajrami.
Fermerët thanë se heqja e TVSH për inputet bujqësore ashtu si edhe ndërtimi i rrugës së Vukatanës dhe akseve të tjera rrugore kanë lehtësuar dhe ndikuar  direkt në rritjen e prodhimeve bujqësore dhe daljen e tyre në tregjet e vendeve të rajonit.
Jozefina Topalli bisedoi me banorët se si ka ndryshuar jetesa e tyre në vitet e fundit, për investimet e bëra në infrastrukturën rrugore të cilat kanë lidhur fshatrat me komunat dhe qytetet, për ndërtimin e shkollave të reja, për  subvencionimin e bujqësiësë, për punësimin etj.
Ajo dëgjoi sugjerimet e tyre si dhe ndau me banorët projektet e mandatit të ardhshëm të Partisë Demokratike.
“Objektivi kryesor është bujqësia, tha ajo. Të gjitha rrugët kryesore janë bërë dhe në mandatin e ardhshëm do të bëjmë çdo rrugë, në çdo fshat, në çdo komunë. Rruga e re është ndërtuar, shkolla e re është ndërtuar gjithashtu, këtu në Kuç xhamia e re është ndërtuar për të gjithë besimtarët.
Ne do të vijojmë me projekte të reja për ju. Do të trefishojmë subvencionet në bujqësi, pra do të japim tre herë më shumë para për të gjithë ata fermerë që aplikojnë dhe kanë projekte për arrorë, frutorë apo që mbjellin ullinj etj. Përpara dy muajsh kemi kaluar në Parlament një paketë fiskale shumë të rëndësishme. Ne po bëjmë çdo gjë për të ndihmuar fermerin, për të mbështetur fshatin, për të nxitur prodhimin, për të nxitur punësimin”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›