E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Nuk kam asnje faj per tragjedine e Gerdecit

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, rrezoi disa dite me pare si te paverteta, te pabazuara dhe te qellimshme te gjitha akuzat qe Prokuroria e Pergjithshme ka ngritur kunder tij, per tragjedine e Gerdecit. Para anetareve te Keshillit te Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, Mediu tha se eshte i pafajshem dhe ne asnje rast nuk ka shkelur ligjin apo te kete shperdoruar detyren. "Si minister kam respektuar vetem ligjin. Forcat e Armatosura apo strukturat e tjera ushtarake ne asnje rast nuk me kane raportuar me shkrim apo me goje ndonje problem per rrezik ne Gerdec", tha prere Mediu para anetareve te keshillit. Ish-ministri u shpreh i gatshem te heqe dore qe sot nga imuniteti. "Ne kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme kunder meje nuk permendet as edhe nje ligj qe kam shkelur apo nuk kam zbatuar, kur thuhet se kam shperdoruar detyren. Une kam zbatuar vetem vendimet e ligjet", vijoi shfajesimin Mediu. Ai mohoi dhe akuzen tjeter te organit te akuzes, se mund te kete lidhje me drejtuesit e firmes se demontimit te armeve ne Gerdec. Sipas tij, deri me sot nuk ka zhvilluar as edhe nje takim me pronarin e firmes, "Alba Demil", Mihal Delijorgji, e cila kryente demontimin e armeve ne Gerdec. Sipas Mediut, fshati i Tiranes u caktua si zone pas shume negociatash te zhvilluara mes paleve, pa dijenine e tij. Ai theksoi se zgjedhja e Gerdecit, si zone per ngritjen e fabrikes se cmontimit te armeve, u be nga Shtabi i Pergjithshem, pa dijenine e tij si minister.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›