"Nuk kemi fshehur dokumente per Mediun"
Redinalda Caushaj
"Kuvendi i Shqiperise ka ne duart te tij te gjitha dokumentet, te cilat tregojne shkeljet e ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu". Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, i eshte pergjigjur dje akuzave te bera dy dite me pare nga Kuvendit i Shqiperise, se "nuk ka sjelle te gjitha dokumentet ne lidhje me imunitetin e Fatmir Mediut". Institucioni qendror i akuzes ka deklaruar se do t'i pergjigjet te gjitha kerkesave te Kuvendit ne lidhje me aktet qe keta te fundit kerkojne per te vendosur mbi imunitetin e ish-ministrit.
Pas nje deklarate te bere nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, se Kuvendit te Shqiperise i jane fshehur dokumente, qe lidhen me kerkesen per heqjen e imunitetit te deputetit Fatmir Mediu, prokuroria ka reaguar, duke mohuar nje fakt te tille. Keshtu ne njoftimin zyrtar te ketij institucioni behej me dije se Kuvendit te Shqiperise jo vetem qe nuk i jane fshehur dokumente, por nuk do t'i fshihen as ne te ardhmen. Te gjitha provat dhe aktet ligjore, te cilat tregojne se ish-ministri Mediu ka shkelur ligjin jane pjese e fashikullit te hetimit, te cilat tregojne edhe shkeljet e tij. Sipas zyres per shtyp ne Prokurorine e Pergjithshme, behet me dije se Keshillit te Mandateve dhe Imunitetit, i jane servirur te gjitha dokumentet qe keta te fundit kane kerkuar ne lidhje me hetimin dhe provat qe disponojne, si dhe te gjitha aktet nenligjore, te cilat ky komision nuk i dispononte dhe kerkonte qe t'i administronte. Ne keto akte paraqiteshin te gjitha shkeljet e bera nga ana e ish-ministrit Mediu ne lidhje me fabriken e Gerdecit. Duke nisur ketu qe nga perjashtimi i Shtabit te Pergjithshem ne perzgjedhjen e vendit per demontim, firmosja e dy kontratave, ne te cilat nuk ishte perfshire demontimi i predhave, firmosja e kontratave pa pasur nje ide te sakte ne lidhje me sasine e municioneve qe ndodheshin neper depot e vendit tone etj. Te gjitha keto akte te vena ne dispozicion nga ana e prokurorise per te dhene mundesi Kuvendit te Shqiperise qe te arrinte ne nje konkluzion ne lidhje me kerkesen e prokurorise per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, duke i dhene mundesine organit te akuzes hetimin e tij.
Nepermjet njoftimit per shtyp, prokuroria ka bere te ditur se do te vleresoje me seriozitet cdo kerkesa te bere nga ana e Kuvendit per te gjitha aktet e vecanta qe do te gjykoheshin prej tij, ne menyre te tille qe te arrihej ne nje perfundim ne lidhje me imunitetin e Mediut. Nga ana tjeter heqja e imunitetit te Fatmir Mediut do te sillte nje procedim te barabarte me te gjithe personat qe kane thyer ligjin.
Heqja e imunitetit te Mediut, "beteja" e dosjeve
Procedura per heqjen e imunitetit te deputetit per ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, filloi qe me kerkesen e Kryeprokurores Ina Rama, kerkese kjo e shoqeruar me nje dosje percjellese, ku argumentoheshin te gjitha shkeljet, mbi te cilat do te ngrihej hetimi penal per tragjedine e Gerdecit. Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet u mblodh dhe konkludoi ne faktin se dosja nuk ishte e plote, duke i derguar nje kerkese Kryeprokurores per te plotesuar dosjen. Vetem nje jave ka zgjatur mbledhja dhe plotesimi i dokumentacionit, kur Ina Rama dergoi nje dosje voluminoze ne Keshillin e Mandateve dhe duke sjelle dhe pakenaqesi. I mbledhur pas dy javesh heshtjeje, ku shkaku i mos zhvillimit te mbledhjeve ishte mungesa e Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila drejton dhe mbledhjet nuk arriti ne ndonje konkluzion te qarte ne lidhje me dergimin e kerkeses per heqjen e imunitetit te deputetit ne sallen e Kuvendit, vecse solli perdorimin e nje gjuhe te forte mes paleve per shkak te dosjeve voluminoze, por dhe faktit se, sipas Kryeparlamentares Ina Rama, kishte fshehur dosjet e provave per Mediun. Te majtet akuzuan Kryeparlamentaren se ne te njejten menyre ka vepruar edhe ne momentin e kerkeses per heqjen e imunitetit te ministrit Basha, duke levizur per nje vizite jashte vendit.