Topi emeron 5 gjyqtaret ne Gjykaten e Larte, procedura
Presidenti Bamir Topi ka dekretuar disa dite me pare pese anetaret e rinj te Gjykates se Larte, duke plotesuar ne kete menyre dhe vendet vakante ne kete institucion te larte gjyqesor. Te vendosura ne dy data te ndryshme dhe me diference ditesh me njera-tjetren, pikerisht ne datat 12 maj dhe 22 maj, dekretet e Presidentit per keta kandidate per ne shkallen me te larte te gjyqesorit shqiptar, kane sjelle dhe nje perplasje te forte ne politiken shqiptare dhe konkretisht me kreun e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, per menyren e procedimit. Nderkohe qe gjyqtaret e propozuar nga kreu i shtetit, Kristaq Traja, Zamir Poda, Artan Zeneli, Altina Xhoxhaj dhe Medi Bici, jane ata qe kane marre firmen e Presidentit te Republikes dhe presin qe te jene dhe anetare te Gjykates se Larte, duke i dhene fund te gjitha polemikave ne lidhje me zgjatjen e pafundme te mbajtjes bosht te ketyre vendeve. Tre gjyqtaret e pare jane emra te njohur te jurisprudences shqiptare. Zamir Poda ka qene anetar i Gjykates se Larte dhe ka dhene nje kontribut jo fort te vogel ne ecurine pozitive te ketij institucioni. Nderkohe qe Kristaq Traja ka qene perfaqesues i Shqiperise ne Gjykaten Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, duke u larguar prej ketij posti vetem pas skadimit te mandatit te tij. Ndersa Artan Zeneli ka qene gjyqtari qe denoi te akuzuarin per vrasjen e gazetarit Ali Uka, per te kaluar me pas ne pozicionin e avokatit. Ka qene avokat i VIP-ave te politikes, nderkohe qe ka mbrojtur dhe dy te akuzuarit per abuzim me detyren, ish-zv.ministrin Jaka, i cili dy dite me pare ka lene qelite e burgut dhe ish-drejtorin e MEIKO-s, Pinari. Nderkohe qe Xhoxhaj ka qene gjyqtare ne gjykaten e Tiranes, ndersa Bici gjyqtar ne Gjykaten e Apelit. Procedura e emerimit fillon me dekretimin e Presidentit, kalimin e dekreteve ne Kuvend e Komisionin e Ligjeve, dhe me pas merr ose jo voten e Kuvendit me votimin e drejtperdrejte. S.P
Nuk ka afat per shqyrtimin
Dekretet e presidentit te Republikes, Bamir Topi per pese kandidatet per anetare te Gjykates se Larte jane bere ne dy data te ndryshme, me nje diference prej 10 ditesh nga njeri tjetri. Pikerisht kjo duket se do te jete dhe argumenti i nje diskutimi ne limitet te zgjatura kohore te ketyre dekreteve nga Kuvendi, megjithese nuk perjashtohet ndonje afat per shqyrtimin e tyre, vecse proceduren e pershpejtuar.
Kandidatet
Kristaq Traja
Zamir Poda
Artan Zeneli
Altina Xhoxhaj
Medi Bici
Nuk ka afat per shqyrtimin
Dekretet e presidentit te Republikes, Bamir Topi per pese kandidatet per anetare te Gjykates se Larte jane bere ne dy data te ndryshme, me nje diference prej 10 ditesh nga njeri tjetri. Pikerisht kjo duket se do te jete dhe argumenti i nje diskutimi ne limitet te zgjatura kohore te ketyre dekreteve nga Kuvendi, megjithese nuk perjashtohet ndonje afat per shqyrtimin e tyre, vecse proceduren e pershpejtuar.
Kandidatet
Kristaq Traja
Zamir Poda
Artan Zeneli
Altina Xhoxhaj
Medi Bici