E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu Projekt-ligji per mjedisin sipas standardeve evropiane

Qeveria shqiptare prezantoi sot para deputetëve në seancë plenare projekt-ligjin e ri për mjedisin, i cili synon të ndajë qartë mes subjekteve impaktin e veçantë në mjedis.

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, argumentoi para ligjvënësve domosdoshmërinë e këtij ligji për t’u përballur me sfidën e përhershëm mes zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së mjedisit dhe burimeve natyrore edhe për brezat e ardhshëm.

Mediu prezantoi edhe synimet kryesore të projekt-ligjit, i cili jo vetëm është hartuar në bashkëpunim me specialistë të huaj, por synon të realizojë edhe standardet e domosdoshme që kërkohen prej BE-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›