E Shtunë, 31 Tetor 2026

2010 Permbarimi ekzekutoi 887 ceshtje me pale debitore shtetin

Në ministrinë e Drejtësisë është zhvilluar analiza e shërbimit përmbarimor gjyqësor.

Në këtë takim, përveç analizës së punës të realizuar, u vunë në pah edhe problematikat e hasura.

Prej 6 muajsh, sistemi i drejtësisë shqiptare ka vënë në funksion edhe shërbimin e përmbarimit privat.

Qëllimi kryesor i tij është ekzekutimi i saktë dhe efikas i vendimeve gjyqësore si pjesë e procesit të rregullt gjyqësor.

Nga monitorimi i shërbimit, janë identifikuar probleme si moszbatimi ne mënyrë të njëjtë i ligjit nga të gjithë operatorët e sistemit, mosinterpretimi në mënyrën e duhur të ligjit si dhe rastet e pezullimit të veprimeve përmbarimore nga gjykatat dhe zvarritjet e gjykimit të çështjeve përmbarimore dhe tejkalimi i afateve ligjore.

Një ndër problematikat e hasura është edhe zbatimi i të ashtuquajturit ligji antimafia për konfiskimin apo revokimin e sekuestrimit të pasurive të përfituara nga krimi.

Ministria e Drejtësisë ka certifikuar 62 përmbarues privatë të cilët operojnë paralelisht me përmbarimin shtetëror.

Gjatë vitit 2010, ka patur rritje prej 14% të çështjeve në ekzekutim krahasismisht me vitin 2009 si dhe një rritje prej 85% të çështjeve të ekzekutuara, 6% të çështjeve të cilave u është dhënë zgjidhje ligjore.

Gjithsej, gjatë vitit 2010 janë ekzekutuar 887 çështje me palë debitore shtetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›