E Diel, 1 Nëntor 2026

MTKRS Qe nga janari kane ardhur 1.2 milione turiste te ardhurat rritje me 8.5

Tashmë, turizmi është shndërruar nga pasuri potenciale në pasuri reale për zhvillimin dhe begatinë e shpejtë të vendit. Investimet në infrastrukturën rrugore, marketing dhe rritja e intensitetit të marrëdhënieve ekonomike me vendet e tjera ka bërë të mundur që vitet e fundit të ruhet tendenca pozitive e rritjes së numrit të vizitorëve ndërkombëtarë.

Ministrja në detyrë, Suzana Turku, në një konferencë për shtyp, deklaroi se për periudhën janar-qershor numri i vizitorëve ka arritur shifrat 1.2 milion çka ka bërë që të ardhurat nga turizmi për 3-mujorin e parë të vitit 2011 të rriten me 8.5% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Turistët evropianë përbëjnë 94%, amerikanë 3%, aziatikë 2% dhe të tjerë 1%.

Numrin më të madh të vizitorëve për këtë periudhë e kanë ata kosovarë me 34%, maqedonas 16%, malazezë 10%, italianë 6%, grekë 8% dhe gjermanë 3%.

Lidhur me sezonin veror turistik 2011, e rëndësishme është të theksohet fakti i ngritjes se Komitetit Ndërministror për Turizmin, ku çdo ministri ka detyrat e saj në funksion të mbarëvajtjes së sezonit turistik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›