Transplanti i organeve e indeve projektligj i vecante edhe tek ne
Mungesa e një dhuruesi shumë shpesh ka kushtëzuar kryerjen e transplanteve në vendin tonë.
Banka e organeve në Shqipëri nuk ekziston dhe dhurimet vullnetare janë të pakta.
Pikërisht, këtë çështje synon të zgjidhë dhe projektligji i ri i miratuar në parim në komisionin parlamentar të shëndetësisë që ndryshe nga ai më parë, përfshin edhe transplantin e qelizave dhe indeve.
Ashtu si spitalet publike, të drejtën e kryerjes së transplanteve do ta kenë edhe ato private, por detajet teknike sipas ministrit Vasili, do të përcaktohen nga akte nënligjore të veçanta.
Ndërkohë, pas një ndërprerje të gjatë ministri i Shëndetësisë shprehet për rinisjen e transplantit të veshkave në QSUT në fund të javës së ardhshme.