Trazirat në Egjipt, ElBaradei gati të udhëheqë tranzicionin

ElBaradei, ish-kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, (IAEA), foli në aeroportin e Vjenës teksa përgatitej të kthehej në Kajro, ku do u bashkohet protestave në rrugë.
Protestat në Egjipt kanë hyrë në ditën e tyre të tretë, teksa personat e parë kanë dhënë jetën “për një të ardhme pa Presidentin Mubarak”.
Qeveria thekson se protestat janë ilegale, dhe ka arrestuar rreth një mijë persona.
“Nëse populli do që unë t’i udhëheq në tranzicion, unë nuk do t’i zhgënjej”, theksoi ElBaradei. Nëse qeveria egjiptiane përdor dhunën, dhuna mund të përcipitojë, paralajmëroi ai.
“Vijoj ti bëj thirrje regjimit që është më mirë të dëgjojnë, dhe të dëgjojnë shpejt, të mos përdori dhunën dhe të kuptojnë se ndryshimi ka për të ardhur. S’ka rrugë tjetër”, theksoi ElBaradei.
Protestat në Egjipt filluan të martën, në të ashtuquajturën “ditë të revoltës” të frymëzuar nga protestat në Tunizi, dhe arratisja e Presidentit tunizian, Zine al-Abidine Ben Ali.
Protestuesi kanë paralajmëruar se nuk do të braktisin protestat deri në rrëzimin e Hosni Mubarakut dhe qeverisë së tij. Hosni Mubarak është President i Egjiptit, që prej vitit 1981.
/Start/F. Prroni/
2011-01-27 18:33