Shkon te grabise, ngel i vdekur
TIRANE - Shkon per te grabitur por ngel i vdekur. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02:30 duke gdhire dita e djeshme ne Unazen e Re, kur dy persona te maskuar dhe te armatosur, kane shkuar te vjedhin dyqanin e Feim Llanajt. Por nuk ia kane dale dot, pasi pronari 37-vjecar eshte perleshur me ta, duke lene njerin prej tyre te vdekur ndersa grabitesi tjeter eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Viktima ishte e paidentifikuar deri ne mesdite, kur policia njoftoi se, ai eshte Petrit Pjetri, 38 vjec me origjine nga Puka, por me banim ne Unazen e Re, disa dhjetera metra larg zyrave ku kishte shkuar te grabiste. Nderkohe qe personi tjeter qe ka qene me te ende nuk eshte identifikuar, pasi pronari i servisit nuk e ka pare, sepse ai ishte larguar me vrap ne rruge dhe ishte shume erresire.
Ngjarja
Oret e para te mengjesit te djeshem kane qene fatale per jeten e 38-vjecarit Petrit Pjetri. Rreth ores 02:30 minuta, ai se bashku me nje bashkepunetor te tijin, ishin drejtuar per te grabitur servis "Llanaj" dhe zyrat e tij. Burime te policise thane se, ata te dy kishin hyre nga dera e zyrave ne katin e dyte te pallatit 5-katesh ne pronesi te Feim Llanaj. Gjate nje komunikimi me "KJ", avokati i te ndaluarit Llanaj, Idajet Beqiraj, tha se klienti i tij pasi ka degjuar zhurmen ka zbritur per te kontrolluar, por eshte ndeshur me dy personat, njeri prej te cileve ia ka mbathur menjehere nga vendi i ngjarjes. Nderkohe qe dhe Llanaj, ka deklaruar se, ishte duke fjetur kur ka degjuar zhurmat poshte ne dyqan. "Kam zbritur me driten e celularit pasi energjia ishte shkeputur. Kur zbrita tek shkallet jam perplasur me njerin prej hajduteve dhe e kam shtyre. Ai ka rene per toke, duke leshuar pistoleten e duke u larguar me vrap. Sic isha, duke pasur telefonin ne dore, njoftova policine. Mora armen dhe po ngjitesha lart. Aty jam perplasur me grabitesin e dyte. Me pa, me ka share dhe me qelloi me leve. Une kam ngritur doren dhe kam shkrepur pistoleten, me pas erdhi policia", ka thene ne polici, Feim Llanaj. Avokati i tij, pretendon se vrasjen e ka kryer me pistoleten e njerit prej dy autoreve ne tentative vjedhjeje.
Policia
Petrit Pjetri u vra gjate mengjesit te djeshem, ne tentative per te grabitur nje dyqan pjesesh kembimi per makina dhe nje servis. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes, bene te ditur per gazeten "KJ" se, jane duke u bere hetime, per te identifikuar bashkepunetorin e viktimes, i cili u larguar nga vendi i ngjarjes. Dy persona kane hyre per te grabitur, por njeri prej tyre ka ngelur i vrare. Viktima eshte qelluar me arme nga pronari i kompleksit "Llanaj", Feim Llanaj. Policia tha se, ndaj ketij te fundit eshte ngritur akuza e "vrasje duke tejkaluar kushtet e vetembrojtjes".
Biznesi
Feim Llanaj 37 vjec, prej vitesh drejton aktivitetin e tij privat ne fushen e tregtimit te pjeseve te kembimit ne Unazen e Re. Llanaj, i martuar dhe baba i kater femijeve ndodhet ne Drejtorine e Policise se Tiranes, ku po i nenshtrohet procedurave te hetimit.