PS: Qeveria, abuzime me energjine elektrike
Partia Socialiste akuzoi dje kryeministrin Sali Berisha, si autorin e perfitimit jo te drejte te 7.7 milione euro nga cmimi i blerjes se energjise elektrike. Nenkryetari i grupit socialist, Erion Brace tha dje se kryeministri si pronari i vetem i KESH, per vitin qe shkoi, perfitoi nga cmimi per blerjen e energjise nepermjet firmes "Rudnap" qe sipas Braces, eshte ne pronesi te Damir Fazllic. "Kompania tregtare "Rudnap", nen pronesi edhe te Damir Fazllic, per vitin 2007 ka marre nga parate publike te energjise 38.5 milione euro. Per kete vit ajo mori nga parate e energjise, per periudhen janar- shtator 67.647.000 euro. Ajo tashme eshte kompania me e madhe perfituese e parave tona te energjise", tha Brace. Sipas tij, parate shkojne ne doren e Fazllic, qe eshte shpallur mik zyrtar nga kryeministri Sali Berisha. Nga ana tjeter, numri dy i grupit socialist akuzoi dhe KESH, se prej 3 vitesh aplikon procedura jo transparente, pa konkurrence reale ne blerje energjie dhe perdorimit te parave publike, denoncuar nga KLSH, te cilat jane te trendit mbi 600 milione euro. "Shqiptaret qe sot jane pa drita, duhet te dine se kaq na kushton mbajtja e familjes Berisha. Shqiptaret me fat, qe sot kane drita, duhet te dine se ne cmimin e cdo kilovati qe paguajne, paguajne edhe koston e interesave te familjes Berisha ne energji", vijoi akuzat Brace. Sipas tij, vazhdohen konflikti i interesave, te perfitimeve te pa ligjshme, te dhunimit te konkurrences, pastrimit te parave, pasurimit abuziv, qe ka ne qender 2 personazhe, Sali Berishen-kryeminister ne detyre dhe Damir Fazllic, i shpallur nga ai pari, mik i tij i vecante, me status zyrtar "biznesmen" dhe me status penal i "hetuar nga drejtesia".
Ftesa
"KLSH dhe prokuroria ta shqyrtojne ceshtjen. Ne dy vjet kjo kompani po u kushton shqiptareve per shkak te interesave te Sali Berishes, 106 milione euro, para' te paguara nga ne", tha nenkryetari i grupit parlamentar te PS.
Ftesa
"KLSH dhe prokuroria ta shqyrtojne ceshtjen. Ne dy vjet kjo kompani po u kushton shqiptareve per shkak te interesave te Sali Berishes, 106 milione euro, para' te paguara nga ne", tha nenkryetari i grupit parlamentar te PS.