Mediu: Prokuroria, larg politikes

Kritikave te demokrateve ndaj Prokurorise se Pergjithshme, ju shtuan dje dhe ato te republikaneve, qe i bene thirrje Ina Rames te mos ndikohet politikisht, por te coje deri ne fund hetimin e tragjedise se Gerdecit. Pikerisht ish Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, person nen hetim per ngjarjen, kerkoi dje zbardhjen sa me te shpejte te tragjedise. "I bej thirrje Prokurorise qe te qendroje larg ndikimeve politike dhe te zbardhe sa me shpejt te verteten e tragjedise se Gerdecit", kerkoi ish ministri qe dha menjehere doreheqjen pas shperthimit qe u mori jeten 26 personave ne Gerdec. "Pasojat e ngjarjes ishin tragjike, te cilat ndodhen jashte cdo lloj veprimi me dashje te kujtdo. Une bera cdo gje qe kisha ne dore per te zbardhur te verteten apo per ti hapur rruge drejtesise eshte radha qe drejtesia te veproje si e tille dhe jo si mekanizem politik interesash, qe nuk i intereson e verteta, por behet vegel ne dore te individeve apo qellimeve politike", u shpreh ish Ministri Mediu. Sipas tij, nuk duhet te kete me vonesa, por tragjedia te hetohet deri ne fund. Partia Republikane do te konkurroje ne zgjedhjet parlamentare te qershorit ne koalicion me Partine Demokratike. Ne keto kushte, kreu Mediu i beri thirrje selise blu se duhet te ulet sa me pare qe te realizoje strategjine per zgjedhjet ne prag. "Megjithese ligji i ri zgjedhor ka penalitete per partite e vogla politike, jemi te gatshem te bashkepunojme per te arritur fitoren ne zgjedhjet 2009", u shpreh Mediu, duke vene theksin tek nevoja emergjente qe PD dhe aleatet e djathte te nisin hartimin e nje strategjie per te hyre ne garen elektorale. "Shpreh bindjen se koalicioni me PD-ne dhe forcat e tjera te djathta, do te sjelle fitore ne zgjedhjet e ardhshme", tha Mediu. Kreu republikan u shpreh se zgjedhjet e ardhshme, do te vene ne prove punen 4 vjecare te koalicionit qeverises. Dhe ne kete koalicion, sipas tij, PR, krijon padyshim nje nga vlerat e munguara te politikes shqiptare. "Thelbi i ketij koalicioni do te jete perfshirja brenda nje koalicioni i te gjithe partive relevante politike te se djathtes, por qe ne fund, ne themel te saj ka organizimin dhe funksionimin tone si parti brenda ketij koalicioni. Cdo vote ne do ta kerkojme per Partine Republikane dhe cdo strukture dhe individ do te punoje per Partine Republikane", vijoi Mediu.
Godo
Presidenti i Nderit i PR-se, Sabri Godo u shpreh se eshte momenti qe me formulat e reja te Kodit Zgjedhor, te mblidhen te gjithe te djathtet per te pasur sukses ne zgjedhjet parlamentare qe jane ne prag.
Godo
Presidenti i Nderit i PR-se, Sabri Godo u shpreh se eshte momenti qe me formulat e reja te Kodit Zgjedhor, te mblidhen te gjithe te djathtet per te pasur sukses ne zgjedhjet parlamentare qe jane ne prag.