E Diel, 1 Nëntor 2026

"Vatra": Lustracioni, nje detyre kusht, per demokracine

NJU JORK - Shoqata panshqiptare "Vatra" i ka derguar dje nje leter te hapur Presidentit te vendit, Bamir Topi, ku i kerkon dekretimin sa me te shpejte te ligjit per "Dosjet". Ne te shprehet mbeshtetja e Vatres per ligjin e Lustrimit te aprovuar nga parlamenti. "Ai ligj eshte i domosdoshem per vendosjen e te drejtes dhe dinjitetit te njeriut shqiptar. Ndarja e qarte dhe e prere me te shkuaren diktatoriale komuniste eshte kusht i pare per zhvillimin e nje shoqerie demokratike. Shqiperia ne kete rruge eshte e vonuar dhe nuk mund te pritet me gjate", - thuhet ne leter. "Eshte e dhimbshme dhe e papranueshme sot, - vijon letra, - te shohesh ne nivele te larta te jetes politike dhe publike shqiptare - ne parlament dhe institucione te rendesishme shteterore - individe qe kane lyer duart me krime politike dhe i kane sherbyer me zell makines kriminale te diktatorit Hoxha". Nderkohe. "Vatra" ve ne dukje se "eshte cinike te thuhet se ato krime duhet te arkivohen, pa marre asnje qendrim ndaj aktoreve te tyre" dhe shton se po ashtu, "eshte e pafalshme qe edhe sot, pas 18 vitesh pluralizmi e demokracie, ata individe nuk shprehin asnje lloj pendese publike, perkundrazi, krenohen me arrogance".

Per "Vatren", "t'u kerkohet shqiptareve te pranojne si normal kete realitet eshte aq absurde sa t'u kerkohet gjermaneve te Gjermanise post-hitleriane te pranojne ne krye te shtetit e institucioneve ish oficeret e gestapos". Ketu "Vatra" e cila drejtohet nga kryetari Agim Karagjozi, thekson se "asnje popull me dinjitet nuk do ta pranonte kete gjendje", duke shprehur bindjen se "as shqiptaret nuk duhet ta pranojne".

Ne kete pike, shoqata i ben thirrje kryetarit te shtetit, nga Nju Jorku ku edhe ka seline: "Me besim te plote ne gjykimin tuaj ne plotesimin e kompetencave kushtetuese, veteranet kerkojne nga ju dekretimin e ketij ligji dhe nga klasa politike shqiptare ne teresi implementimin e tij sa me te shpejte".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›